Kryekënga e Kombit : 100 vjet me himnin e flamurit

Kryekënga e Kombit : 100 vjet me himnin e flamurit filmi dokumentar shqiptar. Skenari dhe regjia; Petrit RUKA, Producent: Piro MILKANI. Historia e plotë e Himnit shqiptar nga lindja e tij deri më sot. Një histori që mbart në vetvete mrekullinë dhe pushtetin e artit apo siç do ta quante Konica i madh “The sweet power of music”( Pushteti i ëmbël të muzikës), Kryekëngë që në momente kyçe ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve kudo që ata ndodheshin brenda kufijve shtetërorë, në trojet e tyre amtare në Ballkan apo në Diasporë. Me tingujt dhe fjalët e zjarrta të këtij himni, kësaj Kryekënge, ngritur mbi tekstin e Asdrenit “Betimi mbi flamur” janë shoqëruar çaste tepër të rëndësishme për fatet e Kombit, e shtetit amë dhe mbarë etnisë shqiptare.