Kthimi i pronave
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
iovsdnv/sdv me synimin e riparimit të padrejtësive që i'u bënë një pjese të shqiptarëve gjatë kohës së regjimit komunist, kur pronat e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, u sekuestruan, shtetëzuan apo konfiskuan me anë të dekretligjeve të ndryshme ose pa ndonje ligj të veçantë. Ligji i vitit 1993 "Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronave" vendosi pak raste të kthimit të pronave urbane. Pjesët më të rëndësishme të këtij ligji, u shfuqizuan gjatë po atij viti nga vendime të ndryshme të Gjykatës Kushtetuese. Ky ligj nuk kthente pronat e konfiskuara shqiptarëve që u akuzuan në vitin 1945 si "bashkëpunetore të nazi-fashizmit", ndonëse njihej historikisht përdorimi politik i kësaj akuze.
Deri më sot është diskutuar vetëm për kthimin e pronave të paluajtshme. Ndonëse njihet detyrimi kushtetues për kthimin e pronave të luajtshme, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Me kushtetutën e vitit 1998, teorikisht shtetit shqiptar i lindi detyrimi i zgjidhjes përfundimtare të pretendimeve për kthim të pronave të sekuestruara gjatë regjimit komunist. Një ligj i ri i miratuar në vitin 2004, tentoi ta zgjidhte problemin permes "kompesimit" financiar të pronave. Çështja vazhdon të debatohet.
Ky artikull nga Ekonomia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |