Kulla TID
Kulla TID është qiellgërvishtës në qendër të Tiranës. Ndodhet në lindje të sheshit Skënderbej ndërmjet Rrugës së Barrikadave, Rrugës 28 Nëntori dhe Rrugës Abdi Toptani.
Me lartësi prej 85 metrash, ishte ndërtesa më e lartë në Shqipëri që kur u ndërtua deri në vitin 2019. U tejkalua nga ndërtesa e hotelit të ri ngjitur Stadiumit Air Albania, e cila është 112 metra e lartë.[1] Kulla TID është disa metra më e lartë se kulla ABA Business Center (e lartë 83 metra).
Ndërtesa ka 25 kate. Përveç lartësisë së saj dhe fasadës së projektuar me përpikëri, ndërtesa shquhet edhe për konstruksionin e saj, i cili ngushtohet tatëpjetë dhe në këtë mënyrë përshkon (zbret pjerrtas) nga një formë drejtkëndëshe në një formë ovale.[2] [3] Brenda ndodhet hoteli The Tirana Plaza me restorant dhe bar panorama, ndërsa në një pallat ngjitur ka mjedise për zyra.
Një cep i bazës së ndërtesës ngrihet mbi Tyrben e Kapllan Pashës, kështu që varri historik i mbrojtur u shpëtua nga prishja me këtë konstruksion.[3]
Kulla TID ishte pjesë e masterplanit të ri në qendër të qytetit, i cili parashikonte ndërtimin e dhjetë rrokaqiejve të rinj rreth sheshit Skënderbej si pika të reja referimi. Megjithatë, deri më tani është zbatuar vetëm pjesërisht, me dy ndërtesa që janë ngritur deri më sot (Kulla TID dhe "Forever Green Tower" në ndërtim). Pjesa më e madhe e sipërfaqes së shfrytëzueshme të Kullës TID duhet të ishte e disponueshme për banesa dhe apartamente. Zyrat, dyqanet dhe restorantet ishin planifikuar në katin e parë. Në krye do të ndërtohej edhe një restorant panoramik. Kostoja e ndërtimit ishte rreth 50 milionë euro. Sipërfaqja e ndërtesës është rreth 46,000 metra katrorë, sipërfaqja e brendshme është 4,240 metra katrorë. Hapja fillimisht u parashikua për vitin 2012.
Punimet e ndërtimit kanë nisur më 14 kallnor 2007. Fasada përfundoi më maj 2011. Në shkurt të vitit 2012, skelat e jashtme tashmë ishin hequr, por dritaret ende mungonin. Puna përfundoi më maj 2016 dhe hoteli filloi funksionimin dalëngadalë.[4]
Lidhje të jashtme
Redakto- The Plaza Tirana (anglisht)
- TID Tower 51n4e Arkivuar 15 dhjetor 2015 tek Wayback Machine (anglisht)
- TID Albania: TID Tower Arkivuar 22 shtator 2017 tek Wayback Machine (anglisht)
- e-architect Arkivuar 13 nëntor 2013 tek Wayback Machine Architecture News, World Architects, Buildings, Photos, Architectural Development ; TID Tower - Albanian Building (anglisht)
Referime
Redakto- ^ "Arena Center Tower" (në anglisht).
- ^ "TID Tower". Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2017. Marrë më 2 prill 2022.
- ^ a b "Um die Sehenswürdigkeit herumgebaut" (në gjermanisht).
- ^ "The Plaza Tirana" (në anglisht).