Kulla e Balshajve është një kullë e cila gjendet në pjesën e epërme të Kalasë së Ulqinit. Emrin e ka marrë nga dinastia e Balshajve që e kanë pasur Ulqinin kryeqendër kah fundi i shek. XIV dhe fillimi i shek. XV. Osmanët kanë rregulluar dhe ndërtuar katin e tretë të kullës dhe një pjesë në katin përdhesë. Tri anë të kësaj ndërtese kanë pamje kah deti. Përveç Balshajve, banor i famshëm i kësaj kulle ishte dhe Sabataj Cevi. Tani shërben si galeri dhe si hapësirë ku mbahen netët e poezisë.

Pamje e Kullës së Balshajve nga Kepi i Sukës.

Shiko dhe

Redakto

41°55′29″N 19°12′05″E / 41.924610°N 19.201437°E / 41.924610; 19.201437