Kulla e Fetah Kurexhajt

monument kulture në Kosovë

Kulla e Fetah Kurexhajt është një monument i trashëgimisë kulturore në Kurexhaj, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.Shtëpia kullë e Fetah Kurexhajt është ndërtuar në vitin 1850 , në të njejtën kohoë me shtëpinë-kullë të Shaqir Rrustemit nga Terziaj[2].Objekti është ndërtuar me gurë të madhësive të ndryshme , pa ndonjë përpunim të tyre , vetëm duke zgjedhur faqen më të mirë për ta ekspozuar me fasadë. Muret janë të shoqëruar me hatulla si element konstruktiv dhe llaç balte.Ka gjithësej 6 breza drurësh apo hatullash. Nga jashtë objekti nuk është suvatuar , ndërsa nga brenda suvaja prej llaçit të baltës është gëlqerosur me të bardhën.

Kulla e Fetah Kurexhajt
LlojiArkitekturore
VendndodhjaKurexhaj, Gjilan, Kosovë
Ndërtuar1850
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës343

Përshkrimi dhe Vendndodhja

Redakto

Objekti ka dy kate.Kati përdhesë nuk ka ndarje , që do të thotë paraqitet si i tërë.Po mund të jejtë që në anën lindore kah e ka të vendosur oxhakun , ndërsa në anën perëndimore ka qenë i shfrytëzuar si ahur(ahër). Në shtrirjen perëndim-lindje të shtëpisë , është i vendosur një arkitra tejpërtej dyshemesë të tavanit , ndrësa trarët janë të vendosur në mënyrë tërthore. Kati lartë nuk ka dritë të mjaftueshme se janë vetëm tri drtiare për tërë atë hapësirë. Si zakonisht , në shtëpi të këtilla nuk mungojnë dollapët e madhësive të ndryshme , edhe në katin përdhesë , edhe në dhomat e katit. Kati përdhesë komunikon me katin nëpërmjet shkallëve që janë të vendosur në të majtë të derës hyrëse të vetë përdhesit.Përndryshe një korridor i gjerë , i cili merr formën e shkronjës L të shtrirë , lidh tri dhomat dhe banjon në fund të tij , që paraqitet në formën e një dalje të tipit konzollë . Në pjesën e gjerë të korridorit ka qëndruar një hambar , i cili është vendosur më vonë. Vetë korridori ka dritë të mjaftueshme edhe pse ka vetëm një dritare , po ajo është më e madhe në raport me dritaret e tjera edhe të katit.Korridori dhe shkallët janë shkatrruar mjaftë , mjafton një intervenim i vogël. Kati ka gjithsej tri dhoma. Njëra nga dhomat , ajo që është e vendosur në anën perëndimore , ka dy dritare dhe dollap. Mund të ishte dhomë fjetje , se dhoma e mysafirëve duhej të ketë qenë dhoma e madhe , e cila ndodhet në lindje të pjesës së ngushtë të korridorit të katit ; duke qenë njëkohësisht më afër banjos.Dhoma tjetër , që është më e vogël , ka një trapazan të ngritur prej guri.Tavani i të gjitha dhomave është me trarë , por i veshur me dërrasa ; sikundër edhe dyert e dhomave që janë më të vogla se dyert e zakonshme , e kjo ka ndodhur për shkak të lartësisë së dhomave , që dikur nuk ishin të larta. Kulmi i shtëpisë është katërujës , vende - vende i prishur.

Shtëpia ndodhet në lartësinë mbidetare prej 890 m , në një terracë kodre , me një pozitë shumë të mirë strategjike , jo më shumë se 500 m largë kufirit me Serbinë.Sot shtëpia evidentohet si pronë e djemve të Shaban Ukshinit , dëshmorit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Kadriu, Sherafedin (16 nëntor 2016). Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani". fq. 126. ISBN 978-9951-8760-3-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto