Kultura ilire e Devollit është një kulturë antike e krijuar nga ilirët dhe që ka marrë emrin sipas luginës së lumit ku janë zbuluar së pari elementet e kësaj kulture, Lumi i Devollit. [1]

Enë qeramike me zbukurim tipi i kulturës së Devollit, zbuluar në tumën e Barçit të Korçës (Rreth 1000 - 800 pes.)

Përmbledhje

Redakto

Kulturë ilire e epokës së hekurit, e quajtur kështu me emrin e luginës ku u bë e njohur për herë të parë dhe u gjurmua në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. E formuar në pellgun e Korçës, mbi bazën e kulturës së bronzit të vonë, ajo u përhap shpejt, duke ndikuar në zhvillimin e tërë kulturës ilire të epokës së hekurit në Shqipërinë Jugore. Kjo kulturë me disa veçori lokale, shtrihet edhe në disa rajone të Maqedonisë Perëndimore deri në Epir. Në veri, elemente të saj ndeshen edhe në kulturën e zonës së Matit, ndërsa në perëndim ato arrijnë deri në brigjet e përtejme të Adriatikut. Në zonën e përhapjes së kulturës iilire të Devollit krahas vendbanimeve shpellore e të hapura, janë karakteristike vendbanimet e fortifikuara me gurë të papunuar e lidhje të thatë. Dukuri të veçantë përbën gjithashtu riti i varrimit me tuma, ndonëse ndeshen edhe mjaft varreza të sheshta. Elementi më tipik që e dallon zonën e Kulturës së Devollit është qeramika e pikturuar e stilit të veçantë vendës (stili devollian), që është përdorur pa ndërprerje gjatë gjithë epokës së hekurit. Në zhvillimin e kësaj kulture janë dalluar tri faza të veçanta e që janë:[1]

  • Faza 1 (Shek. XII - IX pes.)
  • Faza 2 (Shek. VIII - VII pes.)
  • Faza 3 (Shek. VI - V pes.)

Qeramika devolliane, e quajtur sipas Luginës së Devollit, është punuar nga ilirët.[2] Qeramika e ilirëve përbëhej fillimisht nga modele gjeometrike si rrathë, katrorë, diamante dhe motive të tjera të ngjashme dhe megjithatë më vonë u ndikua nga qeramika e lashtë greke.[3] [4]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 1. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 458. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
  2. ^ Malkin, Irad (1998-11-30). The Returns of Odysseus: Colonization and Ethnicity (në anglisht). University of California Press, 1998. fq. 77. ISBN 9780520920262.
  3. ^ J. M. Coles; A. F. Harding (2014-10-30). Meine Bücher Mein Verlauf Bücher bei Google Play The Bronze Age in Europe: An Introduction to the Prehistory of Europe C.2000-700 B.C. (në anglisht). Routledge, 2014. fq. 448–470. ISBN 9781317606000.
  4. ^ Boederman, John, red. (1924). The Cambridge Ancient History (në anglisht). Cambridge University Press, 1997. fq. 230. ISBN 9780521224963.