Kulturväven është një qenër kulturore në Umeå e cila ndodhet afër lumit Ume. Kulturväven do të hapet në vjeshtën e vitit 2014, vitin që Umeå është një nga dy Kryeqytetet Evropiane të Kulturës.[1] Ndërtesa e kulturës do të përfshijë disa institucione kulturore që janë lëvizur nga pjesë tjera të qytetit, si dhe disa iniciativa të reja kulturore. Kosto e ndërtimit, bashkëpunimet e formuara dhe zhvendosja e bibliotekës së qytetit në ndërtesën e re ka nxitur shumë debate në Umeå.

Kulturväven

Ndërtesa Redakto

Ndërtesa mbulon pjesën më të madhe të bllokut Heimdal dhe ndodhet në qendër të Umeås, ndërmjet Storgatan dhe lumit Ume. Kulturväven është ndërtuar gjatë viteve 2011-2014 si pjesë e projektit të zhvillimit urban Qyteti ndërmjet urave. Klienti është Bashkia e Umeådhe kompania e pasurive të patundshme Balticgruppen, përmes kompanisë në pronë të përbashkët Väven në Umeå AB.[2]

Kulturväven përbëhet nga dy ndërtesa që bashkohen në një në katin e tretë, duke formuar një portal mbi Strandgatan.Shtëpia më e afërt e lumit, jugu i Strandgatan, përbëhet nga katër kate dhe do të përfshijë një të ashtu quajtur "kutia e zezë", më hapësirë për 400 ulëse ose 1000 vizitorë në këmbë. Katër nivelet e ulëta të ndërtesës afër rrugës Storgatan kanë rreth 15,000 metra katrorë sipërfaqe që bashkia e Umeås i ka për punët ë saj , përfshirë bibliatekat. Aty është gjithashtu një sallë tregu në afërsi të Stora Hotellet. Nga niveli i 5-të dhe lart planifikohet të ketë kushte për hotele, konferenca dhe restaurante.[3]

Sipërfaqja e përgjithshme është 24000 metra katrorë, dhe kosto e përgjithshme, dhe kosto e përgjithshme e ndërtimit rreth 700 milion, pa përfshirë pjesën e brendshme. Arkitektët janë Snöhetta dheËhite arkitekter,[4] që bashkëpunuan në ndërtimin e disa ndërtesave në Kampi i Arteve Umeå.

Sidoqofte, edhe para inaugurimit projekti shumë i guximshëm në këtë kontekst është portretizuar si plagjiarizëm, dukë qenë se elemente të saj janë ndërtuar në Kopenhagë në vitet 2006–2008. Ndërtesat daneze janë projektuar nga firma daneze Vilhelm Lauritzen Arkitekte, që nuk kishin të bënin asgjë me projektin e Kulturväven. Sidoqoftë një arkitekt nga firma ka deklaruar se Kulturväven nuk është plagjiarizëm.[5][6][7]

Aktivitetet Redakto

Kulturväven do të përfshijë studio, një qendër kulturore të fëmijëve , teatra dhe Biblioteka e qytetit, kinemaja Folkets Bio dhe Muzeu i ri i historisë së grave.[8]

Referime Redakto

  1. ^ "Cultural fabric inaugurated in autumn 2014" (në suedisht). VK. 31 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 25 mars 2014.
  2. ^ "Avtal klart för Kulturväven" (në suedisht). Umea.se. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2014. Marrë më 25 mars 2014.
  3. ^ "Väven från ritning till färdigt hus" (në suedisht). Kulturväven.se. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2016. Marrë më 28 prill 2014.
  4. ^ "White arkitekter, projektbeskrivning" (në suedisht). Marrë më 25 mars 2014.
  5. ^ "Det är mycket likt". SvT, Västerbottensnytt. 30 janar 2014. Marrë më 3 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Punkthuse Tuborg syd". Arkitekturguide.se. Arkivuar nga origjinali më 3 maj 2014. Marrë më 3 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Väven förvånansvärt lik danska byggnader" (PDF). Totalt Umeå. 2013. Marrë më 3 maj 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Fakta: Kulturens hus Kulturväven" (në suedisht). VK. 22 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2014. Marrë më 25 mars 2014.