Storgatan (Rruga kryesore apo Rruga e Madhe) është një nga rrugët më të gjata në Umeå (Suedia), rreth 4 kilometra e gjatë. Storgatan kalon nga pjesët kryesore të qytetit në pjesën veriore të Lumit Ume. Rruga shtrihet nga kufiri i qytetit të vjetër në Tvärån në perëndim të Umeå East Station, afër Spitalit Universitar të Norrlandit, në lindje.

Storgatan-Umeå-2007-08-07
Storgatan in central Umeå.

Përgjat Storgatanit shtrihet një numër i ndërtesave historike të Komunës së Umeas, dhe pesë parqet kryesore të qytetit. Mesatarisht rreth 8.900 automjete në ditë kalojnë nëpër këtë rrugë (2006).[1]

Historia

Redakto

Kur Umea u themelua në vitin 1622, në pjesën veriore të Lumit Ume, ajo u cilësua në një model të rrjetit me dy rrugë të gjatësisë paralele me lumin dhe pesë rrugica pingule që u zhvilluan gjatë gjithë rrugës për në lumë. Rruga e gjatë jugore (tani Storgatani) vazhdoi tutje nga kufijtë e qytetit në formën e rrugës bregdetare që shkonin në mes të Stokholmit dhe Tornios. [2]

Rruga bregdetare shkonte nga Robacku, në vendin e trapeve në Lumin Ume në Backenkyrkan (përkthim i fjalëpërfjalshëm "Kisha Kodër"), përmes Umeas dhe pastaj rreth Nydalasjon-it jugor në Innertavle.[3]

Në vitin 1780, Storgatani ishte i shtruar dhe në vitin 1782 shtëpitë përgjatë tij morën numra, që kur u vendos që të gjitha shtëpitë dhe fermat në Umea të bëheshin me numra. Numri duhej të pikturohej në një dërrasë dhe të vendosej mbi hyrjen kryesore. [4]

Në vitin 1864 Umea pati një plan të ri, i ndikuar nga Nikolaistad (tani qyteti i Vaasa) që u rindërtua pas zjarrit në vitin 1852.

Në këtë plan, rrugët u zgjeruan. Gjerësia e Storgatani ndryshoi nga 4-5 metra në 18 metra (60 këmbë). Plani i ri po ashtu bëri hapësira për trotuarë dhe pjesë lulesh përgjatë rrugës. Gjatësia prej 3 metra (10 këmbë) duhej të mbjellej me lule dhe shkurre me shpenzimet e pronarëve të shtëpive. Pronarët po ashtu morën një obligimin e gardhit, duke nënkuptuar se gardhi i rrugës duhej të ishte nga një mur lulesh dhe duhej të ndërtohej me shije.[5] Sidoqoftë, këto rregulla nuk u aplikuan në të gjitha hapësirat për shkak të shpenzimeve. [6]

Në vitin 1866, urdhëresa e re e ndërtimit për Umean vendosi që përgjatë trotuarit të jenë pemë të përshtatshme gjethegjerë që duhej të mbjelleshin në intervale të rregullta. Këto u mbollën përgjat pjesës perëndimore të Storgatanit. Sidoqoftë, mbjellja e këtyre pemëve në trotuaret e qytetit nuk përfundoi në shkallë të gjerë deri pas zjarrit të vitit 1888.[7] Në vitin 1892 u vendos që pemët birch ishin më të përshtatshmet për tu mbjellë në troutuare. [8]

Transformimi i Qendrës së Qytetit në vitin 1950-1960 po ashtu ndikoi në ndërtesat përgjatë Storgatanit. Vetëm disa shtëpi të vjetra nga druri u kryesuen nga prishja dhe pjesa tjetër u zëvendësua me ndërtesa moderne, siç edhe Departamenti Domus 1963 (tani MVG mall) që ka njërën pjesë në Storgatan. [9]

Në vitin 2002, pjesa qendrore e Storgatani u rinovua që të merrte pamje më origjinale. Rruga mori një gjatësi prej 6.5 metrash për karroca dhe një trotuarë prej 5 metrash për pemët në të dy anët e rrugës. Mes pemëve u vendosen pika parkimi. [10]

Lista e ndërtesave përgjatë Storgatanit

Redakto

Përgjatë Storgatanit gjendet një numër ndërtesash si:Gamla lasarettet, Bagare Thillmans gård, Gamla slöjdskolan, Löjtnant Grahns gård, The Court of Appeal for Upper Norrland, Färgare Höglanders gård, von Ahnska magasinet, Gamla bankhuset ("Smörasken"), Sparbankshuset, Umeå Town Hall, Handelsbanken, Riksbankshuset, Moritzska gården, Scharinska villan, Ringstrandska villan, Länsresidenset dhe Umeå Old Prison.

  1. ^ Nulägesbeskrivning (2006), page 62
  2. ^ Lassila, page 3
  3. ^ Lassila, page 80
  4. ^ Steckzen, page 277
  5. ^ Eriksson, page 67-69 and 74
  6. ^ Eriksson, page 73
  7. ^ Forsberg, page 10 and 12
  8. ^ Eriksson, page 164
  9. ^ Forsberg, page 15 and 78
  10. ^ Nulägesbeskrivning (2006), page 19

Referime

Redakto
  • Steckzén, Birger (1981). Umeå stads historia 1588-1888. Umeå: Två förläggare. ISBN 91-85920-05-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Olofsson, Sven Ingemar (1972). Umeå stads historia 1888-1972. Umeå: Umeå kommunfullmäktige. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lassila, Mauno (1972). Vägarna inom Västerbottens län: kommunikationernas utveckling mot bakgrund av befolkning och näringsliv. Umeå: Umeå Universitet. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Eriksson, Karin (1975). Studier i Umeå stads byggnadshistoria: från 1621 till omkring 1895 (PDF). Umeå: Umeå universitetsbibliotek. ISBN 91-7174-000-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Arkitekturguide Umeå (PDF). Umeå: Stadsbyggnadskontoret, Umeå kommun. 2001. ISBN 91-631-0919-0. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 janar 2013. Marrë më 10 maj 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Nulägesbeskrivning för trafiken i centrala Umeå - Slutrapport april 2006 (PDF). Umeå Kommun. 2006. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]