Kurtesi (Gumenicë)
Kurtes (greqisht: Μεσοβούνιον/Mesovoúnion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Κουρτέσιον/Kourtésion.[1]
Kurtes
Μεσοβούνιον | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 207 |
Emri i banorëve | Kurtesjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Kurtesi kufizohet me Nuneshatin, nga jugu me Vrastovën, nga lindja me Draganjin, nga perëndimi me Skopjonën e Nistën. Para Luftës së Dytë Botërore, Kurtesi kishte këto lagje: Alimuçatë, Bakullatë, Kondaj, Leqëth, Mesaun, Previzatë, Ramenj, Topallatë, Vërvicë dhe Zhulatenj.[2]
Toponimet të fshatit Kurtes:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Alumuçëla - arë, në L.
- Ar’ e Balos - ka qenë arë e fisit të shuar të balenjëve, në L.
- Ar’ e Hoxhenje - arë, në L.
- Ar’ e Katiut - arë, në V. Pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, këtë vend kërkoi ta shtetëzonte katiu i Prevezës, por kurtesiotët kundërshtuan dhe e vranë ätë. Është për këtë arsye që vendi e mori emrin “Ara e Katiut”.
- Ar’ e Kocaqit – arë, në L.
- Ar’ e Kokores - arë, në J.
- Ar’ e Lakos - arë, në P.
- Ar’ e Madhe - arë, në L.
- Ar’ e Manit – arë, në qendër.
- Areza - shesh e ara, në V.
- Bira e Avullit - birë në tokë ku dilte avull, në L.
- Bira e Zekthit - shpellë, në L.
- Bishti i Rrugës – arë, në P.
- Bregu i Arës Çobanit - breg ku çobanët ndërtonin stane, në L.
- Burima e Dhrisë – burim, në P.
- Burim’ e Sulës - shpellë ku gjëndet një burim uji, në L.
- Burima në Dërrasë Gjosë - burim, në L.
- Çep’ i Trohalës - brinjë shkëmbore, në P.
- Çuka - kodër, në J.
- Dhriza - përrua i vogël, në P.
- Faq’ e Klishës (Faqa e Klishës) - gërmadhë e njij kishe të vjetër, në P.
- Glëm’ i Zanit - arë, në P.
- Grik’ e Arës Çobanit - vend grykë, në L.
- Grik’ e Prroit Math - vend grykë, në L.
- Gur’ i Çelos - shkëmb në mal, në V. Aty është strehuar hajduti i famshëm Çelo Mezani.
- Gur’ i Draganjit - shkëmb, në L. Aty në vitin 1913 erdhi me forca Delianaqi për të djegur fshatin, por nuk mundi të hyjë dot në fshat nga mbrojtja që bëri populli në këtë vend strategjik.
- Gur’ i Glatë - gur 3–4 m. i lartë, në L.
- Gurra - përrua e pyll, në L.
- Hoset - bokërrimë, në P.
- Kalaja e Majradhës - mbeturina gurësh të njij kalaje, në P.
- Kamara e Lukut - kamare e ndërtuar me gurë të kuq.
- Karthat - vend gropë me përrall shqope, sqinde etj., në J.
- Klisha - bregore me gërmadhë kishe, në P.
- Klish’ e Lëmbatit - gërmadhë kishe e cila ka qënë e ndërtuar me gurë të gëdhëndur, në P.
- Kroi i Lëmbatit - krua, në P.
- Kroi i Ruçit - krua, në V.
- Kroi i Sterrës - sterrë ku mernin ujë lagjet, në J.
- Krrakur e Rrugës - vend i thepisur, në P.
- Kuçuberi - mal si kube, në P.
- Kunjezi - vend gurë me përrall, lis etj.,në V.
- Leqëri - ara, në L.
- Lëm’ i Allkut - lëmë i ndërtuar me gurë ,në P.
- Lëm’ i Bovës - lëmë, në P.
- Lënda - brinjë, në L.
- Liqen i Liqëthit - ara që punoheshin në verë, në L.
- Liqen i Vrastovës - liqen, në J.
- Lucëz e Daminit - sterrë që mbante ujë, në L.
- Luvedhet - kullotë, në P.
- Majradha – mal i ulët, në J.
- Mal’ e Qutezës - gërmadha në kodër, me gurë të mëdhenj e të skalitur, në J.
- Mal’ e Shqopës - majë e veshur me shqopë, në J.
- Mal’ i Bozhurit - mal, në J.
- Mal’ i Kladhit - mal, në V.
- Millokoqeja - ara, në L.
- Monej’ e Rrahut - mone bagëtish, në L.
- Moneja rrëzë Malit Shtrrigë – mone, në P.
- Paraspori e Dahriut - bregore me ullinj, në P.
- Pesë Puset - puse në lagjen Leqëth, në L.
- Përroi Dardhaze - përrua, në L.
- Përroi Guvës - përrua ku ndodhet një guvë, në P.
- Përroi i Hosit - përrua, në L.
- Përroi i Kallogresë - përrua, afët tij një manastir, në P.
- Përroi Kollovesë - grykë me ullinj, në P.
- Përroi i Kondit - vend zallishte, në L.
- Përroi i Thellë - përrua, në P.
- Portëza - shkallë, në P.
- Puserija - rrugë, ngushticë e thellë, vend pusije, në L.
- Pus’ i Kladhit - pus, në V.
- Pus’ i Laqit - pus në malin e Bozhurit, në L.
- Pus’ i Mesaunit - pus, në L.
- Pus’ i Rrapit - pus i ndërtuar më gurë, në P.
- Pus’ i Sokalit - pus, në L.
- Pus’ i Topallatit - pus, në J.
- Pus’ i Vërvicës - pus, në J.
- Qaf’ e Meçidit - qafë, në P.
- Qaf’ e Sterrës - qafë, në J.
- Qafat - qafa, në L.
- Qafëgoneja - kullotë në mal, në V.
- Qiur i Xhipit - varr, në P.
- Qiur’ i Zeqos - varr, në V. Zequa, bari nga ky fshat u ther nga grekët më 1913 dhe iu morën bagëtitë.
- Raq’ i Malit Math - majë mali, në L.
- Rrahu i Nurçes - brinjë me ullinj, në P.
- Rrap’ i Kroit Lëmbatit - rrap’ i madh, në JP.
- Rrap’ i Previzate - rrap shekullor, në qëndrën e fshatit, hajsomer ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduan.
- Rrëkej’ e Sqinthit – rrëkem, në P.
- Rrip’ i Glatë - shesh me gërmadha të një kishe të vjetër, në P.
- Sqinthi - luginë me sqinde e xina, në L.
- Stenet - udhë mali dhe një burim, në L.
- Sterreza - ara, në L.
- Shandërvana - rrëzë mali, në V.
- Sheshëza - arë, në P.
- Shesh i Kahvexhiut' - shkëmb në mal, në L.
- Shesh’ i Koles - shesh, në P.
- Shesh i Nuros – shesh, në L.
- Shkëmb’ i Lajtosë – shkëmb, në L.
- Shkëmb’ i Qamos - shkëmb, në P.
- Shtëpi e Kipes - gërmadha të nji fisi të shuar, në P.
- Shtrung’ e Beharit - shtrung’ e gurtë, në L.
- Shtrung’ e Ganos - shtrung’ e gurtë, në J.
- Shtrung’ e Gurtë - shtrungë, në L.
- Shtrung’ e Madhe - shtrung’ e gurtë, në L.
- Taburri – kullotë, në L.
- Timanari - puse, në V.
- Trojet e Fetahenje - troje, në L.
- Trojet e Halilenje - troje, në L.
- Ulliri i Kasim Labit.
- Ullit e Dedit - vend që mbante ujë, në V.
- Ullit e Deliut - baçë me ullinj, në V.
- Ullit e Pashenje - baçë me ullinj, në V.
- Vakf’ e Madhe - ara, prona të xhamisë, në P.
- Varr i Manxhukut - varr i vjetër, në L.
- Vësht i Lakos - ara, në P.
- Vësht i Ruçit - vësht me ullinj, në L.
- Xhami e Leqëthit - xhami, në L.
- Xhami e Sejkate – gërmadhë xhamie, në J.
- Xhami e Previzate - gërmadhë xhamie, në J.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Kurtes:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Alimuçatë, Bilalenj, Bollenj, Bunaqenj, Davarenj, Dinenj, Gocenj, Gjonenj, Halilenj, Kakecenj, Mamenj, Muhenj, Mukenj, Pallaskanj (sot me banim në Turqi), Previzatë, Prodani, Sejkatë, Senenj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Kourtésion - Mesovoúnion
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 284.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 284-286. Treguan: 1) Hamdi Ruçi, 65 vjeç, punëtor në pensjon, analfabet, nga Kurtesi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. 2) Musa Ibrahimi, 49 vjeç, punëtor, analfabet, nga Kurtesi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. 3) Hazis Zeqiri, 45 vjeç, punëtor, autodidakt, nga Kurtesi, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Durrës. Tiranë, maj 1966.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 284.