Vrastova
Vrastovë (greqisht: Παλαιόκαστρον/Palaiókastron) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Βράστοβον/Vrástovon.[1]
Vrastovë
Παλαιόκαστρον | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Vrastovit |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Vrastova kufizohet me Kurtesin e Draganjin, nga jugu me Margëlliçin, nga lindja me Karbunarin e Skëndalin dhe nga perëndimi me Mazrekun. Para Luftës së Dytë Botërore, Vrastova kishte këto lagje: Pallaskanji (të ardhur nga Kurtesi), Seferatë dhe Zubatë (ardhur nga Kurtesi).[2]
Toponimet të fshatit Vrastovë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]
- Ar’ e Bardhë - kullotë, në L.
- Ar’ e Duros - arë, në J.
- Ar’ e Hoxhës – arë, në P.
- Ar’ e Lëmit - arë, në P.
- Ar’ e Muhos - arë, në P.
- Ar’ e Pusit - arë e ullinj, në P.
- Ar’ e Qores - arë e kullotë, në L.
- Ar’ e Raftit – arë, në L.
- Ar’ e Re - arë e ullinj, në P.
- Arat e Karait - ara, në P.
- Arat e Kurtesit - shesh, në mal, në L.
- Ball’ i Mareve - varg shkëmbor kodrinor, në L.
- Bebeja - arë ne fushë, në P.
- Bir’ e Çikës - birë në shkëmb, në L.
- Bir’ e Kuqe - vrimë në mal, në L.
- Bir’ e Mjalcës - birë në shkëmb, në L.
- Bith e Çukës - rrëzë kodre me gurë, në L.
- Bokrrimat e Gurit Glatë – bokërrima, në L.
- Bregu – breg, në P.
- Bregu i Argilesë – breg, në J.
- Bregu i Evgjitit – breg, në V. Aty ka pasë bërë dru një evgjit.
- Bregu i Klishës - bregore me gërmadhat e një kishe, në P.
- Bregu i Lucës – breg, në J.
- Bregu i Manastirit — breg me gërmadhat e një manastiri, në J.
- Bregu i Shqipjes - breg shkëmbor në mal ku kishte folenë shqipja, në JL.
- Bregu i Thanës – breg, në L.
- Brinj’ e Lisit - brinjë mali, në L.
- Burim’ i Pusit Laqit – burim, në mal, në L.
- Buz e Kroqidhit - buzë mali, në L.
- Çamëla – arë, në P.
- Çefliku i Manarit – ullinj, në P.
- Çuk’ e Poshtëme – çukë, në L.
- Çuk e Sipërme – çukë, në L.
- Dërras e Dhihalloit – kullotë, në V.
- Di Gurët e Gletë - dy gurë çift, në P.
- Di Gurëzit - dy gurë të mëdhenj, në L.
- Dulëlat — ara e ullinj, në P.
- Dhahna — ara e ullinj, në P.
- Dhesi - ara në fushë, në P.
- Dhihalloi — mal, në V.
- Faqa e Gurëve të Trreshë - faqe mali, në L.
- Faqa e Lisit Butë - faqe mali, në J.
- Ferrulëlat – ara, në P.
- Fiku i Gurëve Gletë - fik i vjetër, në V.
- Fiku krimbosh - fik i vjetër që i krymbeshin kokrrat, (fik i egër në shkëmb), në L.
- Fiku Kuq - arë e fik, në P.
- Fiku Radhoit - fik i vjetër, në V.
- Flamur i Vogël - majë mali në Malin e Bozhurit, në L.
- Folej’ e Birbilit - fole në një shkëmb mali, në L.
- Folej’ e Korbit - fole korbi në shkëmb, në L.
- Fusha - fushë dhe gjol, në P.
- Gërmadh’ e Lushit - gërmadha shtëpiash të një fisi të emigruar në Turqi pas luftës ballkanike, në V.
- Gorric’ e Hoxhës - ara ku ka qenë një gorricë, në P.
- Gorric’ e Thanës - gorricë në mal, në L.
- Grava – shpellë, në L.
- Grav’ e Met Zhotit - shpellë ku strehohej Met Zhoti nga Paramithia, hajdut në kohën turke.
- Grav’ e Përroit Thellë - shpellë, në L.
- Grik’ e Përroit Math - grykë përroi, në V.
- Gurët e Trreshë - shkëmbenj, në L.
- Gur’ i Glatë - shkëmb i lartë, në qendër.
- Gur’ i Muzhaqit - shkëmb, në J.
- Gurthi – kodër, në VP.
- Guv’ e Shkëmbit Kuq – guvë, në J.
- Gjol’ i Vrastovës – kënetë, në P.
- Gjonëlat – ara, në P.
- Gjuzëlat – ara,në P.
- Hajsomeri – shesh, në qendër.
- Kalidhj’ e Kshirës – kasolle barinjsh në mal, në JL.
- Këmb’ e Thanës – bokërrimë, në V.
- Komezha – ara, në P.
- Konezh e Qemalit - ara, në P.
- Kroi i Morfit - krua në fushë, në J.
- Kroi i Shkozës – krua, në P.
- Krrakur’ e Madhe - vend shkëmbor i thepisur, në VL.
- Krrakur’ e Muzhaqit - vend shkëmbor i thepisur, në L.
- Krrakur’ e Tetes - shkëmb i thepisur, në L.
- Lem i Ruhanit – shesh, në V.
- Lëm i Shpellës - lëmë pranë një shpellë, në V.
- Lihadhat - vend grykë, në L.
- Lis i Butë - lis, në J.
- Lis i Ruçes - lis i madh, në V.
- Luvadh’ i Bebriut – livadh, në P.
- Llak e Manastirit - gërmadha në një grykë, në J.
- Llak e Mares - kullotë e fshatit, në L.
- Llak e Qëthit – grykë, në V.
- Llakat - ara e ullinj, në J.
- Mal’ e Dhihalloit - majë mali, në V.
- Mal’ e Flamurit - majë mali në malin e Bozhurit, në L.
- Mal’ e Flamurit Vogël - maja e dytë në lartësi në malin e Bozhurit, në L.
- Mal’ e Gjanthit - majë mali, në V.
- Mal’ e Muzhaqit – majë, në VL.
- Mal’ e Rrihërës – majë mali, në L.
- Mal’ e Sulejmanit – majë mali, në V.
- Mal’ e Truhalës - shkëmb’ i lartë, në J.
- Mal’ e Zekthit – majë, në V.
- Mal’ e Bozhurit – mal, në L.
- Mallaqinoi – mal, në P.
- Mavreja – pyll, në L.
- Mejdan’ i Gurit - grykë shkëmbore e një përroi, në V.
- Morfi – kullotë, në J.
- Pallaskanji - lagje e shuar e Vrastovës (gërmadha), në V.
- Pill’ i Morfit – pyll, në J.
- Pill’ i Trrashë – pyll, në L.
- Prroi Çobolit - përrua e stan, në L.
- Prroi Dhihalloit – përrua, në L.
- Prroi i Gurit Draganjit – përrua, në L.
- Prroi Kondit - përrua, në L.
- Prroi Madh – përrua, në J.
- Prroi Mesëm - përrua, në L.
- Prroi Pallaskanjit - përrua, në V.
- Prroi Thanës – përrua, në L.
- Prroi Thellë – përrua, në L.
- Pus’ i Fundit - varre të fshatit, në P.
- Pus’ i Laqit - pus në mal, në L.
- Pus’ i Prroit - pus, në V.
- Pus’ i Rrapit Lerez – pus, në J.
- Pus' i Sipërm - pus, në P.
- Pus’ i Varikoit – pus, në P.
- Pus’ i Ullirit – pus, në P.
- Qaf’ e Burimit – qafë, në L.
- Qaf’ e Dërvishit – qafë, në J.
- Qaf’ e Dushkut - qafë mali, në L.
- Qaf’ e Hasanajt – qafë, në J.
- Qaf’ e Kaçanit – qafë, në J.
- Qaf’ e Lules - qafë mali ku ndahet kufiri me Draganjin, në VL.
- Qaf’ e Madhe - qafë mali, në L.
- Qaf’ e Mavresë – qafë, në VL.
- Qaf’ e Prroit Sidherit – qafë, në JL.
- Qaf’ e Vogël - qafë mali, në L.
- Qivur i Manar Brahos — varr i M. Brahos të cilin e kanë vrarë hasmit para 170 vjetëve, në J.
- Qivur i Pallaskanjit - varr i vjetër, në P.
- Qivur i Rexhos - varr, në P.
- Radhua - brez shkëmbor, në V.
- Raq i Gravës - breg ku ndodhet një shpellë, në L.
- Raq i Kaçanit' – kodër, në J.
- Raq i Pelës - breg, në J.
- Rrap i Ledhezës - rrap i madh dhe 3 puse, në J.
- Rrëz’ e Lefkës – rrëzë kodre në kufi me Draganj, në VL.
- Rrëz’ e Malit - rrëzë mali, në P.
- Rrëzat - rrëzë mali, në P.
- Rripat e Mamos – ara, në P.
- Rripazt e Manarit - ara e ullinj, në P.
- Rripat e Zuberit – ara, në P.
- Rrip i Brahos — ara, në P.
- Sidheri - ara të mëdha në mes të malit e Bozhurit, në L.
- Skaminea – kullotë, në P.
- Spithar’ i Dhihalloit — spithar, në V.
- Spithar’ i Shtrungës Çukës – spithar, në V.
- Stan i Beut — stan i një beu që s’mbahet mënd, në V.
- Stan i Vllahut - stan i vjetër i një vllahu, në J.
- Stanopath — kullotë, në J.
- Sulëlat – ara, në L.
- Shesh i Butë - shesh në mal, në L.
- Shesh i Lules — shesh i bukur në malin e Bozhurit, në L.
- Shkëmb i Gravës - buzë shkëmbore, në V.
- Shkëmb i Kuq – shkëmb, në L.
- Shkëmb i Rokës – shkëmb, në J.
- Shkëmb i Sumaqit – shkëmb, në L.
- Shkëmb i Zi – shkëmb, ne L.
- Shtëpi e Vejzit - shtëpi e një fisi të shuar nga uria më 1925, në V.
- Shtrikthi – moçal, në P.
- Shtrung’ e Çukës - shtrungë e gurtë, në V.
- Shtrung’ e Raqit - shtrungë e gurtë, në L.
- Trapi - pyll, në L.
- Tre Puset e Laqit - puse në malin e Bozhurit, në L. Thonë se nga këta puse rrjedh një lumë.
- Tushëlat – ara, në P.
- Thana – ara, në L.
- Ulliri Divëllezër — dy ullinj të ngjitur, në P.
- Ulliri Hollë ne Klisha - ulli e gërmadhë kishe, në P.
- Varikoi – ara, në P.
- Varr i Bishtos - varr në malin e Bozhurit. “Kutu e nja di milë vjet përpara kish lerë një njeri me bisht. Atij s’i ip njonjë grua, dhe vdiqi pa njeri, i mërguam në një stan”.
- Varr i Ganos – varr, në L.
- Varr i Pallaskanjit — varr, në P.
- Varr i Shtrungaraqit — varr, në L.
- Vath i Lazit - vathë bagëtish, në L.
- Vij’ e Gjërë – ara, në P.
- Xhami e Qafës Kurtesit – xhami, në L.
- Xhamia e Zubatit — xhami, në qendër.
- Zalli - vend zall, në P.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Vrastovë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]
Banenj, Brahimenj, Dautenj, Maksutenj, Mamenj, Tahirenj, Spahenj, Sullenj, Zeqarë, Zubatë.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Vrástovon - Palaiókastron
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 315.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 315-319.Treguan: 1) Qemal Nuhu, 75 vjeç, bari, analfabet, nga Vrastova, refugjat i vitit 1944, sot banon në Vlorë. 2) Mufit Izeti, 52 vjeç, puntor, analfabet, nga Vrastova, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Çeprrat të Vlorës. 3) Rushan Banush Jakupi, 67 vjeç, punëtor në pensjon, analfabet, nga Vrastova, refugjat i 1944-ës, sot banon në Vlorë. Vlorë, shtator, 1965.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 315.