Kurtesi (Gumenicë)

fshat në Greqi
(Përcjellë nga Kurtezi)

Kurtes (greqisht: Μεσοβούνιον/Mesovoúnion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Κουρτέσιον/Kourtésion.[1]

Kurtes
Μεσοβούνιον
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej207
Emri i banorëveKurtesjot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Kurtesi kufizohet me Nuneshatin, nga jugu me Vrastovën, nga lindja me Draganjin, nga perëndimi me Skopjonën e Nistën. Para Luftës së Dytë Botërore, Kurtesi kishte këto lagje: Alimuçatë, Bakullatë, Kondaj, Leqëth, Mesaun, Previzatë, Ramenj, Topallatë, Vërvicë dhe Zhulatenj.[2]

Toponimet të fshatit Kurtes:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Alumuçëla - arë, në L.
  • Ar’ e Balos - ka qenë arë e fisit të shuar të balenjëve, në L.
  • Ar’ e Hoxhenje - arë, në L.
  • Ar’ e Katiut - arë, në V. Pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës, këtë vend kërkoi ta shtetëzonte katiu i Prevezës, por kurtesiotët kundërshtuan dhe e vranë ätë. Është për këtë arsye që vendi e mori emrin “Ara e Katiut”.
  • Ar’ e Kocaqit – arë, në L.
  • Ar’ e Kokores - arë, në J.
  • Ar’ e Lakos - arë, në P.
  • Ar’ e Madhe - arë, në L.
  • Ar’ e Manit – arë, në qendër.
  • Areza - shesh e ara, në V.
  • Bira e Avullit - birë në tokë ku dilte avull, në L.
  • Bira e Zekthit - shpellë, në L.
  • Bishti i Rrugës – arë, në P.
  • Bregu i Arës Çobanit - breg ku çobanët ndërtonin stane, në L.
  • Burima e Dhrisë – burim, në P.
  • Burim’ e Sulës - shpellë ku gjëndet një burim uji, në L.
  • Burima në Dërrasë Gjosë - burim, në L.
  • Çep’ i Trohalës - brinjë shkëmbore, në P.
  • Çuka - kodër, në J.
  • Dhriza - përrua i vogël, në P.
  • Faq’ e Klishës (Faqa e Klishës) - gërmadhë e njij kishe të vjetër, në P.
  • Glëm’ i Zanit - arë, në P.
  • Grik’ e Arës Çobanit - vend grykë, në L.
  • Grik’ e Prroit Math - vend grykë, në L.
  • Gur’ i Çelos - shkëmb në mal, në V. Aty është strehuar hajduti i famshëm Çelo Mezani.
  • Gur’ i Draganjit - shkëmb, në L. Aty në vitin 1913 erdhi me forca Delianaqi për të djegur fshatin, por nuk mundi të hyjë dot në fshat nga mbrojtja që bëri populli në këtë vend strategjik.
  • Gur’ i Glatë - gur 3–4 m. i lartë, në L.
  • Gurra - përrua e pyll, në L.
  • Hoset - bokërrimë, në P.
  • Kalaja e Majradhës - mbeturina gurësh të njij kalaje, në P.
  • Kamara e Lukut - kamare e ndërtuar me gurë të kuq.
  • Karthat - vend gropë me përrall shqope, sqinde etj., në J.
  • Klisha - bregore me gërmadhë kishe, në P.
  • Klish’ e Lëmbatit - gërmadhë kishe e cila ka qënë e ndërtuar me gurë të gëdhëndur, në P.
  • Kroi i Lëmbatit - krua, në P.
  • Kroi i Ruçit - krua, në V.
  • Kroi i Sterrës - sterrë ku mernin ujë lagjet, në J.
  • Krrakur e Rrugës - vend i thepisur, në P.
  • Kuçuberi - mal si kube, në P.
  • Kunjezi - vend gurë me përrall, lis etj.,në V.
  • Leqëri - ara, në L.
  • Lëm’ i Allkut - lëmë i ndërtuar me gurë ,në P.
  • Lëm’ i Bovës - lëmë, në P.
  • Lënda - brinjë, në L.
  • Liqen i Liqëthit - ara që punoheshin në verë, në L.
  • Liqen i Vrastovës - liqen, në J.
  • Lucëz e Daminit - sterrë që mbante ujë, në L.
  • Luvedhet - kullotë, në P.
  • Majradha – mal i ulët, në J.
  • Mal’ e Qutezës - gërmadha në kodër, me gurë të mëdhenj e të skalitur, në J.
  • Mal’ e Shqopës - majë e veshur me shqopë, në J.
  • Mal’ i Bozhurit - mal, në J.
  • Mal’ i Kladhit - mal, në V.
  • Millokoqeja - ara, në L.
  • Monej’ e Rrahut - mone bagëtish, në L.
  • Moneja rrëzë Malit Shtrrigë – mone, në P.
  • Paraspori e Dahriut - bregore me ullinj, në P.
  • Pesë Puset - puse në lagjen Leqëth, në L.
  • Përroi Dardhaze - përrua, në L.
  • Përroi Guvës - përrua ku ndodhet një guvë, në P.
  • Përroi i Hosit - përrua, në L.
  • Përroi i Kallogresë - përrua, afët tij një manastir, në P.
  • Përroi Kollovesë - grykë me ullinj, në P.
  • Përroi i Kondit - vend zallishte, në L.
  • Përroi i Thellë - përrua, në P.
  • Portëza - shkallë, në P.
  • Puserija - rrugë, ngushticë e thellë, vend pusije, në L.
  • Pus’ i Kladhit - pus, në V.
  • Pus’ i Laqit - pus në malin e Bozhurit, në L.
  • Pus’ i Mesaunit - pus, në L.
  • Pus’ i Rrapit - pus i ndërtuar më gurë, në P.
  • Pus’ i Sokalit - pus, në L.
  • Pus’ i Topallatit - pus, në J.
  • Pus’ i Vërvicës - pus, në J.
  • Qaf’ e Meçidit - qafë, në P.
  • Qaf’ e Sterrës - qafë, në J.
  • Qafat - qafa, në L.
  • Qafëgoneja - kullotë në mal, në V.
  • Qiur i Xhipit - varr, në P.
  • Qiur’ i Zeqos - varr, në V. Zequa, bari nga ky fshat u ther nga grekët më 1913 dhe iu morën bagëtitë.
  • Raq’ i Malit Math - majë mali, në L.
  • Rrahu i Nurçes - brinjë me ullinj, në P.
  • Rrap’ i Kroit Lëmbatit - rrap’ i madh, në JP.
  • Rrap’ i Previzate - rrap shekullor, në qëndrën e fshatit, hajsomer ku mblidheshin pleqtë për të kuvenduan.
  • Rrëkej’ e Sqinthit – rrëkem, në P.
  • Rrip’ i Glatë - shesh me gërmadha të një kishe të vjetër, në P.
  • Sqinthi - luginë me sqinde e xina, në L.
  • Stenet - udhë mali dhe një burim, në L.
  • Sterreza - ara, në L.
  • Shandërvana - rrëzë mali, në V.
  • Sheshëza - arë, në P.
  • Shesh i Kahvexhiut' - shkëmb në mal, në L.
  • Shesh’ i Koles - shesh, në P.
  • Shesh i Nuros – shesh, në L.
  • Shkëmb’ i Lajtosë – shkëmb, në L.
  • Shkëmb’ i Qamos - shkëmb, në P.
  • Shtëpi e Kipes - gërmadha të nji fisi të shuar, në P.
  • Shtrung’ e Beharit - shtrung’ e gurtë, në L.
  • Shtrung’ e Ganos - shtrung’ e gurtë, në J.
  • Shtrung’ e Gurtë - shtrungë, në L.
  • Shtrung’ e Madhe - shtrung’ e gurtë, në L.
  • Taburri – kullotë, në L.
  • Timanari - puse, në V.
  • Trojet e Fetahenje - troje, në L.
  • Trojet e Halilenje - troje, në L.
  • Ulliri i Kasim Labit.
  • Ullit e Dedit - vend që mbante ujë, në V.
  • Ullit e Deliut - baçë me ullinj, në V.
  • Ullit e Pashenje - baçë me ullinj, në V.
  • Vakf’ e Madhe - ara, prona të xhamisë, në P.
  • Varr i Manxhukut - varr i vjetër, në L.
  • Vësht i Lakos - ara, në P.
  • Vësht i Ruçit - vësht me ullinj, në L.
  • Xhami e Leqëthit - xhami, në L.
  • Xhami e Sejkate – gërmadhë xhamie, në J.
  • Xhami e Previzate - gërmadhë xhamie, në J.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Kurtes:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Alimuçatë, Bilalenj, Bollenj, Bunaqenj, Davarenj, Dinenj, Gocenj, Gjonenj, Halilenj, Kakecenj, Mamenj, Muhenj, Mukenj, Pallaskanj (sot me banim në Turqi), Previzatë, Prodani, Sejkatë, Senenj.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Kourtésion - Mesovoúnion
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 284.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 284-286. Treguan: 1) Hamdi Ruçi, 65 vjeç, punëtor në pensjon, analfabet, nga Kurtesi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. 2) Musa Ibrahimi, 49 vjeç, punëtor, analfabet, nga Kurtesi, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Tiranë. 3) Hazis Zeqiri, 45 vjeç, punëtor, autodidakt, nga Kurtesi, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Durrës. Tiranë, maj 1966.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 284.