Kusari
fshat në Kosovë
Kusar është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Fshati është i ndarë në dy pjesë: Kusari i Epërm dhe Kusari i Poshtëm.
Kusar | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoKusari është një vendbanim kodrinoro-malor, i tipit të shpërndarë, që shtrihet rrëzë malit Pashtrik, i ndodhur rreth 8 – 9 km në jug të qytetit të Gjakovës. Ndahet në dy pjesë Kusari 1 dhe Kusari 2.
Historia
RedaktoFshati Kusar është vendbanim i vjetër iliro-dardan, ndërsa për ete dëshmojnë edhe gjyteza përkatësisht Hisari që ndodhen në lindje të fshatit. Aty janë gjetur themelet e shtëpive dhe vegla të ndryshme, enë argjili etj. Po ashtu në lokalitetin e këtij vendbanimi ekzistojnë disa varreza të vjetra kurse sipas gjurmimeve të vitit 2001 është konstatuar së ajo është një fortifikatë që i përket antikës së vonë.
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |