Kush e solli Doruntinën (roman)

roman

Kush e solli Doruntinën është një novelë nga Ismail Kadare në fund të viteve 70ta dhe i botuar për herë të parë në vitin 1980 në përmbledhjen me titull "Gjakftohtësia". Romani bazohet mbi baladën e Konstantinit dhe Doruntinës. [1]

LegjendaRedakto

Sipas legjendës, Konstandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i cili po i kërkonte dorën. Konstandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t'ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me burrin nga vendi i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Konstantinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Konstantini ngritet nga varri, shkon e merr motrën dhe ia sjell nënës te dera. Për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e solli, e ajo i thotë Konstantini. Nëna i tregon se Konstantini bashkë me vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.

Romani i KadaresëRedakto

Fillon atë natë kur Doruntina kthehet nëpi. Personazhi kryesor, kapiten Stresi përpiqet të zbulojë kush e ka sjellë në të vërtetë Doruntinën në shtëpi, sepse nuk i besohet që Konstadini është ngritur prej varri për ta mbajtur besën.Pas kesaj Stresi shoku i Doruntinës vendos që të zbulojë nëse e ka sjellë vellai i saj sepse nuk kishte mundësi ta sillte ai.Stresi punon bashkë me ndihmesin e tij për të zbardhur çështjen nëse kjo ishte e vërtetë.Doruntina bashkë me mamane e saj po dergjeshin në krevat ky donte të zgjidhte çështjen sepse mendonte se e ka sjelle një mashtrues.Pas shume kërkimesh Stresi e kupton se Kostandini eshte çuar nga varri për ta përmbushur besën e tij që i kishte dhënë nënës.Stresi del para të gjithëve në kishë dhe ju kerkon falje që ka mekatuar duke shpifur se ka qenë një mashtrues ai që e ka sjellë Doruntinen dhe qe ai nuk do të bënte më kerkime.Që nga ajo dite e më vonë Stresi nuk u gjet kurrë më dhe askush skishte informacion per të.

Shih edheRedakto

  1. ^ Elsie, Robert. "The Ballad of Constantine and Dhoqina". Robert Elsie: Albanian Literature. Marrë më 18 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)