Kushtetuta e Mbretërisë Romake
Kushtetuta e mbreterise romake ishte teresia e parimeve dhe rregullave te ndjekura ne Mbreterine romake. Kjo kushtetute kishte ne qender mbretin e Romes, i cili kishte pushtetin te caktonte ndihmuesit dhe detyrat e tyre. Senati romak sherbente si institucioni keshillues per mbretin, por mbreti mund t'i injoronte keshillat e senatit. Kushtetuta e mbreterise romake u themelua me themelimin e qytetit te Romes ne vitin 753 pr.K. dhe i erdhi fundi me vendosjen e Republikes romake ne vitin 509 pr.K.