Republika Romake
Republika Romake sipas një tradite të shkrimtarëve të mëvonshëm si Tit Livi, Republika Romake u krijua rreth vitit 509 p.e.s, kur i fundit nga shtatë mbretërit romakë, Tarkuin Krenari u rrëzua dhe një sistem i bazuar në magjistratë të zgjedhur një herë në vit dhe kuvende me përfaqësues të ndryshëm u vendosën.[1] Një kushtetutë vendosi një varg normash dhe balancimesh dhe ndarje pushtetesh. Magjistratët më të rëndësishëm ishin dy konsujt, që së bashku ushtruan pushtetin ekzekutiv në formën “imperium”, ose me urdhër ushtarak.[2] Konsujt duhet të punonin me senatin romak, që fillimisht ishte një këshill i përbërë nga patricë (fisnikë), por që u rrit në madhësi dhe fuqi me kalimin e kohës.[3]
Poste të tjera magjistratësh në Republikë ishin pretorët, edilët dhe kuestorët.[4] Në fillim, postet e magjistratëve i kishin vetëm patricët, por më vonë ato u bënë të mundura edhe për njerëzit e thjeshtë, ose plebenjtë.[5] Institucionet votuese të Republikës ishin comitia centuriata (asambleja e centurionëve), që votonte për çështjet e luftës dhe paqes dhe zgjidhte njerëzit më të rëndësishëm, dhe comitia tributa (asambleja tribunale), që zgjidhte postet më pak të rëndësishme.[6]
Romakët gradualisht mposhtën popujt e tjerë në gadishullin Italik, duke përfshirë Etruskët.[7] Kërcënimi i fundit i hegjemonisë romake erdhi nga Taranto, një koloni e madhe greke, që kërkoi ndihmën e Pirros së Epirit në vitin 281 p.e.s, por kjo përpjekje dështoi.[8][9] Romakët siguruan kolonitë e tyre duke themeluar koloni romake në zonat strategjike, duke vendosur një kontroll të stabilizuar mbi rajonin.[10] Në gjysmën e dytë të shekullit të 3-të p.e.s, Romakët u përleshën me Kartagjenën në të parën nga tre Luftërat Punike. Këto luftëra rezultuan në pushtimet e para romake përtej detit, duke pushtuar Sicilinë dhe Hispanjën dhe në rritjen e Romës si fuqi e rëndësishme.[11][12] Pasi mundën Maqedoninë dhe Perandorinë Seleucide në shekullin e 2-të p.e.s, romakët u bënë fuqia dominuese në detin Mesdhe.[13][14]
Dominimi i jashtëm çoi në grindje të brendshme. Senatorët u bënë të pasur në kurriz të kësaj, por ushtarët, që shumica ishin fermerë të vegjël, ishin larg shtëpisë për më shumë kohë dhe nuk mund të ruanin tokën e tyre dhe varësia në rritje ndaj skllevërve të huaj dhe zgjerimi i “latifundia” (prona me përmasa toke shumë të mëdha) reduktuan disponueshmërinë e punëve të paguara.[15][16]
Të ardhurat nga plaçka e luftës, tregtia në provincat e reja dhe sistemi i ri i taksave që përcaktonte një kufi për secilën klasë të shoqërisë, krijoi mundësi të reja ekonomike për të pasurit, duke formuar një klasë të re tregtarësh, ekuestrianët.[17] Ligji Lex Claudia pengonte senatorët që të angazhoheshin në tregti kurse ekuestrianët teorikisht mund të bëheshin anëtarë të Senatit, por pushtetin politik e kishin shumë të kufizuar.[18][19] Senati u grind përherë, vazhdimisht duke penguar reformat e rëndësishme të tokës dhe duke refuzuar t’i japë klasës së ekuestrianëve një vend më të lartë në qeveri.
Banda të dhunshme të njerëzve të papunësuar nëpër qytete, të kontrolluara nga senatorët rivalë, frikësonin elektoratin me anë të dhunës. Situata ishte në kulm në fund të shekullit të 2-të p.e.s nën vëllezërit Grakus, një çift tribunësh që tentuan të kalojnë reformat e tokës që do të rishpërndanin tokat e mëdha të patricëve ndërmjet plebenjve. Të dy vëllezërit e u vranë, por Senati kaloi disa nga reformat e tyre në një tentativë për të ulur gjakrat e trazirës dhe për të qetësuar plebenjtë dhe ekuestrianët.
Refuzimi i qytetarisë romake që iu bë qytetarëve të qyteteve aleate italiane çoi në fillimin e Luftës Sociale (91 p.e.s-88 p.e.s).[20] Reformat ushtarake të Gaius Mariusit bënë që ushtarët të jenë më tepër besnikë ndaj komandantit sesa ndaj qytetit dhe një gjeneral i fuqishëm mund të duronte haraçin e qytetit dhe të Senatit.[21] Kjo rezultoi në fillimin e luftës civile ndërmjet Mariusit dhe të favoritit të tij, Silës dhe kulminoi në diktatoriatin e Silës nga 81-79 p.e.s.[22]
Në mes të shekullit të 1-rë p.e.s, tre burra, Jul Cezari, Pompeu dhe Krasi formuan një pakt sekret-Triumviratin e Parë- për të kontrolluar Republikën. Pas pushtimit të Galisë nga Cezari, një mënjanim ndërmjet Cezarit dhe Senatit rezultoi në luftë civile, me Pompeun që kryesonte forcat e Senatit. Cezari qe fitimtar dhe u bë diktator përjetë.[23]
Në vitin 44 p.e.s, Cezari u vra nga senatorët që e kishin kundërshtuar supozimin e tij për të marrë pushtetin absolut dhe që donte të rivendoste qeverinë kushtetuese, por pas kësaj një Triumvirat i Dytë, i përbërë nga pasardhësi i përcaktuar i Cezarit, Oktavian dhe ish mbështetësit e tij, Mark Antoni dhe Lepidi, morën fuqinë. [24][25]
Gjithsesi, kjo aleancë së shpejti u katandis në një përleshje për dominim. Lepidi migroi dhe kur Oktaviani mposhti Antonin dhe Kleopatrën e Egjiptit në betejën e Akciumit në vitin 31 p.e.s, ai u bë sunduesi i padiskutueshëm i Romës duke e bërë Romën perandori. [26]
Shiko edhe
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Matyszak, 2003. pages 43-44.
- ^ Adkins, 1998. pages 41-42.
- ^ Rome: The Roman Republic Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-3-24.
- ^ Magistratus by George Long, M.A. Appearing on pages 723-724 of A Dictionary of Greek and Roman Antiquities by William Smith, D.C.L., LL.D. Published by John Murray, London, 1875. Website written 2006-12-8. Retrieved 2007-3-24.
- ^ Livy II
- ^ Adkins, 1998. page 39.
- ^ Haywood, 1971. pages 350-358.
- ^ Pyrrhus of Epirus (2) Arkivuar 14 prill 2016 tek Wayback Machine and Pyrrhus of Epirus (3) Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine by Jona Lendering. Livius.org. Retrieved 2007-3-21.
- ^ Haywood, 1971. pages 357-358.
- ^ Haywood, 1971. page 351.
- ^ Haywood, 1971. pages 376-393.
- ^ Rome: The Punic Wars by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-3-22.
- ^ Bagnall 1990
- ^ Rome: The Conquest of the Hellenistic Empires Arkivuar 1 maj 2011 tek Wayback Machine by Richard Hooker. Washington State University. Written 1999-6-6. Retrieved 2007-3-22.
- ^ Duiker, 2001. pages 136-137.
- ^ Fall of the Roman Republic, 133-27 BC. Purdue University. Retrieved 2007-3-24.
- ^ Eques (Knight) Arkivuar 7 gusht 2014 tek Wayback Machine by Jona Lendering. Livius.org. Retrieved 2007-3-24.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaautogenerated3
- ^ Adkins, 1998. page 38.
- ^ Durant, 1944. pages 120-122.
- ^ Long-lasting Effects of Removal of Land Requirement Arkivuar 7 tetor 2008 tek Wayback Machine. Retrieved 2007-3-23.
- ^ Scullard 1982, chapters I-IV
- ^ Scullard 1982, chapters VI-VII
- ^ Julius Caesar (100BCE - 44BC). [1]. Retrieved 2007-3-21.
- ^ Augustus (31 BC - 14 CE) by Garrett G. Fagan. De Imperatoribus Romanis. Written 2004-7-5. Retrieved 2007-3-21.
- ^ Scullard 1982, chapter VIII