Kutia e befasisë
Kutia e befasisë është një lodër për fëmijë që nga jashtë përbëhet nga një kuti me një manivelë.[1] Kur manivela rrotullohet, një mekanizëm i kutisë muzikore në lodër luan një melodi. Pasi të jetë bërë fiksimi i një numri të mjaftueshëm të kohërave (si p.sh. në fund të melodisë), ekziston një "surprizë".[2] Kur hapet kutia, një figurë si klloun del. Disa kuti befasie hapen në kohë të pacaktuar, kështu që befasia të jetë më efekive.
Prejardhja
RedaktoNjë teori thuhet se prejardhja e kutisë së befasisë vjen nga prelati anglezë i shekullit 14 John Schorne,[3] i cili shpesh është fotografuar duke mbajtur një çizme me një djall në të. Sipas folklorit, ai dikur e hodhi djallin në një kasolle për të mbrojtur fshatin North Martson, Buckinghamshire. Në frëngjisht, një kutia e befasisë quhet "diable en boîte" (fjalë për fjalë "djalli në kuti").
Historia
RedaktoNë fillim të viteve 1500, kutia e befasisë u bë nga një orari gjerman i njohur si Claus. Claus ndërtoi një kuti druri, me skajet metalike dhe një dorezë që mund të shfaqte një djall karikaturë ose "Jack", pasi rrotullohet manivela. Ajo u ndërtua si një dhuratë për ditëlindjen e pestë të një princi vendas. Pasi panë këtë lodër, fisnikët e tjerë kërkuan vetë "Djajtë në kuti" për fëmijët e tyre.[4][5]
Në fillim të shekullit të 18-të, mekanizmat e përmirësuar të lodrave e bënë kutinë e befasisë më të disponueshëm për të gjithë fëmijët dhe jo vetëm mbretërinë.[5]
Modelet
RedaktoFillimisht kutia e befasisës ishte bërë nga druri, por me teknologji të re lodra mund të ndërtohej nga kartoni i shtypur.[6] Rreth viteve 1930, kutia e befasisë u bë një lodër lëvizëse nga kallaji. Për më tepër, kutitë e kallajit filluan të mbulohen në imazhe nga vjersha për fëmijë të çerdheve me meloditë përkatëse.[7] Me kalimin e viteve, kutia e befasisë ka evoluar në personazhe të ndryshëm nga klloun, të tilla si Winnie-the-Pooh, Maçoku në Kapelë, Tre derrkucat e vegjël, mace, qen, Xhorxh kureshtari, babadimër, gjirafë, etj.[8]
Referime
Redakto- ^ Sobey, Ed; Sobey, Woody (2008), The Way Toys Work: The Science Behind the Magic 8 Ball, Etch a Sketch, Boomerang, and More (në anglisht), Chicago Review Press, fq. 71, ISBN 1613743092.
- ^ Hayes, Justin Cord (2012), The Unexpected Evolution of Language: Discover the Surprising Etymology of Everyday Words (në anglisht), Adams Media, fq. 106, ISBN 1440542791.
- ^ Vince, John (2008), Discovering Saints in Britain (në anglisht) (bot. 3rd), Osprey Publishing, fq. 29, ISBN 0747804753.
- ^ "Jack in the box, a classic and vintage toy". www.fabtintoys.com (në anglisht). Marrë më 2019-03-25.
- ^ a b "History of the Jack-in-the-Box Toy". How To Adult (në anglisht). Marrë më 2019-03-25.
- ^ "Jack-in-the-Box | National Toy Hall of Fame". www.toyhalloffame.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2016. Marrë më 2018-10-22.
- ^ "Classic Toys: Jack-in-the-Box". Retro Planet (në anglisht). 2009-08-04. Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2019. Marrë më 2019-03-25.
- ^ "history of pop up toys and jack in the boxes". www.j2e.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2023. Marrë më 2018-10-22.