Kuturman

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Elbasanit

Kuturmani është një fshat në Komunën Qendër (Librazhd)Rrethin e LibrazhditShqipërisë.

Kuturman

Gjeografia

Redakto

Fshati i Kuturmanit është një fshat i Librazhdit me shume histori, që ndodhet në veriperëndim të Librazhdit. Fshati i Kuturmanit ka një histori të lashtë. Sipas të dhënave historike të dokumentuara, gjetjeve arkeologjike, ndërtimeve, toponimeve të shumta me karakter historik si dhe tregimeve gojore të treguara brez pas brezi vertetojnë se fshati Kurturman ka qenë i banuar që në shekujt VI –V para Krishtit.

Historia

Redakto

Mendohet se banorët e parë të fshatit të jenë vendosur në një vend që vendasit sot e quajnë “Mollet e Kurtit” dhe sipas të parit të fisit i quajtur Kurt Mani ka marrë emrin dhe fshati Kurtman, Kuturman. Një version tjetër për emrin e fshatit është: Në një vend që quhet nga vendasit sot Kodra e Gjokolajve në një degëzim të rrugës Egnatia ka qenë një han që rreth tij ka pasur katër mana duke u emërtuar “Hani i katërmanave duke i dhënë emrin e fshatit Katërman e sot Kuturman.

Në kohën e pushtimit osman fshati emërtohej “Konjoumanaz” që në shqip do të thotë “Kodër me mana” e që këtej Koderman, Kuterman e sot Kuturman. Në mesjetë fshati ka qenë i grumbulluar në një kodër të fshatit të sotëm me një shtrirje në forme patkoi. Shtëpite kanë qenë aq afër me njera tjetrën sa brez pas brezi është thënë “kalonte macja tjegull më tjegull”. Përmes fshatit kalonte një rrugë e shtruar me kalldrëm. Qendra e fshatit ishte në vendin ku sot vendasit e emërtojne “Fieri i Jevgut” ndërsa pazari (tregu i fshatit) bëhej 50m larg fshatit vend i quajtur sot nga vendasit “Rrapi i Lekajve” (vend ku jetonte fisi i Lekajve të cilët u shuan si fis nga sëmundja e malarjes). Si burim për të pirë ujë kishin kroin e fshatit si dhe dy puse të tjerë ai i Karajit dhe ai që ende ndodhet tek xhamia e fshatit të sotëm. Në fshatin Kuturman kalonte një degëzim i rrugës Egnatia që fillonte nga ura e “Kamares” në Mirakë ndiqte lumin Shkumbin vinte në fshatin e Togëzit, kalonte lumin Rrapun në urën me harqe që ishte ndërtuar 10m lart urës aktuale të fshatit dhe vazhdonte për në Dibër. Ndërsa një degëzim tjetër i rrugës Egnatia kalonte përmes fshatit dhe ngjitej në malin e Brezes duke bëre një lidhje të shkurtur dhe të fshehtë me Elbasanin. Fragemnte të kësaj rruge të shtruar me kalldrëm ruhen edhe sot në vendin e quajtur nga vendasit “Vathët e Mirakës” që ndodhet në malin e Brezes, sheshin e Togëzit. Shkallaz ne faqen e malit te Brezes apo ekzistenca e “Këmbës së urës” në lum në anë të fshatit Kuturman. Deri në fund të shekullit XIV banorët e fshatit kanë qenë të krishterë katolikë. Kjo vërtetohet nga ekzistenca e dy kishave në territorin e fshatit: Kisha e Bahitit dhe kisha e Mirakut në malin e Ulogut ku fshatarët kryenin fshehtas ritet kristiane dhe pas kthimit në fenë myslimane. Po kështu emrat e krishtere si: Karaj, Gjin, Kurt, Leke, Gjon, Llesh pas pushtim osman u kthyhen në mbiemra përkatës duke u dhënë emrin lagjeve të fashatit. Fiset më të vjetra të fshatit Kuturman kanë qenë: Allajt , Karajat, Kurtajt, Pishajt, Pepajt, Muçajt, Kujtilajt, Hajdarajt, Lleshajt, Gjinajt, Gjekolajt. Gjatë dyndjeve sllave ne Ballkan, në fshat erdhën fise si: Bahitajt, Llushajt nga Kosova, Dishnajt nga Dibra etj. Sipas dokumentave të perandorisë Osmane fshati i Kuturmanit jo vetëm ka qenë i madh në numër banorësh por edhe i zhvilluar ekonomikisht, ku dallohej për kultivimin e tepes, melit, rrushit, thekrës. Në vendin të cilin vendasit sot e quajnë kodra e Rragjiut ka qenë vresht i përbashkët për tërë fshatin. Në fshat prodhohej verë si dhe ishte e zhvilluar zejtaria. Shumë fshatarë migronin brenda dhe jashtë vendit ku punonin si zejtarë, tregëtarë muratorë në Selanik, Stamboll, Kajro etj. Aty nga shekulli XVI në Kuturman u përhap një epidemi e madhe shfarosëse që bëri të humbasin jetën rreth 90% e popullsisë së fshatit ku nga rreth 3000 banorë jetuan vetëm rreth 200. Rreth 14 fise u shuan, ndërsa banorët e mbetur u shpërndanë në rrethinat e fshatit duke bëre ndërtime të reja dhe formuan lagjet e sotme. Gjatë shek XIV-XV Kuturmani bënte pjesë në Zotërimet e Gjergj Arjanitit dhe më vonë të Skënderbeut. Jeta shoqërore ishte e organizuar në bazë të Kanunit të Skënderbeut dhe më pas në bazë të Kanunit të Must Balgjinit. Asnjëherë banorët e fshatit nuk iu nënshtruan pushtuseve osmanë, por ata rezistuan me të gjitha format duke mos dërguar djemtë e tyre nizamë, duke mos paguar taksat etj. Është e njohur përleshja e Kuturmanasve (Çemenikasve) me xhandarët turq në Qafë Thanë për lirimin e pleqërisë së Çermenikës më 1847. Luftëtarët i udhëhoqi trimi Kuturmanas Sulejman Lleshi. Në këtë betejë kanë marrë pjesë nga Kuturmani edhe Zenel Karaj, Hasan Metgega etj. Kjo ngjarje është përjetësuar në këngën “Në Shmil u rrah një lodër” që nga vendasit Kuturmanas njihet si kënga e “Sulejman Lleshit”. Rreth vitit 1800 në shkallën e Mirakës një grup luftëtarësh Kuturmanas e çermenikas nën drejtimin e atdhetarit trim Isuf Bahiti zhvilluan një betejë të ashpër kundër xhandarëve turq dhe u kthyen në fshat vetëm pasi fituan mbi ta, ngjarje kjo e perjetësuar në këngë. Kjo ngjarje pati jehonë të gjerë në krahinën e Çermenikës por dhe në Vilajetin e Manastirit deri në “Portën e Lartë” duke bërë të mundur që pushtuesit Osmanë të mos shkelnin më në Kuturman e Çermenikë dhe ata të vetë qeveriseshin në bazë të kanuneve të vendit. Gjatë periudhës së kryengritjeve të mëdha për shpalljen e pavarësisë së vendit Kuturmanasit morën pjesë aktivisht. Kështu mjaft vetë iu përgjigjen thirrjes së patriotit Aqif Pashë Elbasani dhe shkuan vullnetarisht në Vlorë në mbrojtje të Kuvendit të Vlorës si: Abaz Gjura, Avdi Bahiti, Osman Lleshi etj. Po kështu patriotët Kuturmanas bashkë me çermenikas të tjerë shkuan në mbrojtje të Shkodrës në vitin 1913 nga pushtuesit malazezë si: Xhaferr Bahiti, Kamber Bahiti, Islam Bahiti etj. Gjatë periudhës 1913-1920 në fshatin e Kuturmanit shkelën pushtues të ndryshëm si serbë, bullgarë, austro-hungarezë etj. Në Kuturman u strehuan shumë banorë të ardhur nga Klenja, Borova, Okshtuni etj. si pasojë e barbarisë serbe ndaj tyre. Përmendim familjen Prushku (priftit të Klenjës), që ka qendruar tek një banor i fshatit (Haxhi Bahiti) gati per 2 vjet. Në qershor të vitit 1920 shumë Kuturmanas morën pjesë në Luftën e Vlorës si: Sali Meta, Qazim Kushi, Rrahman Alija, Like Meçja, Ahmet Meta etj. Në kohën e Mbretit Zog gjendja e fshatit ka qenë shume dobet, mezi sigurohej 3-4 muaj bukë në vit nga shumica e familjeve te fshatit të cilët ishinn të detyruar të hynin në borxh tek tregtarët elbasnas, për ti shlyer pastaj në kohën e vjeljes së rrushit që duhet thënë se ka qenë i bollshëm pasi çdo familje prodhonte deri 100kv rrush dhe në rast mos shlyrjeje u merrnin tokën. Si pasojë e varfërisë por edhe e mundësisë që krijonte shteti që me pashaportë shqiptare mund të levizje pa vizë kudo, shumë Kuturmanas morën rrugën e kurbetit si në Selanik, Stamboll, Kajro të cilët siguronin të ardhura për familjet e tyre, një pjesë e tyre nuk u kthyen më pas mbylljes së kufijve më 1945.

Pushtimi fashist

Redakto

Pushtimin fashist të 7 prillit 1939 si çdo shqiptar, Kuturmanasit e pritën me luftë, Jaho Alla mori pjesë në luftime përkrah Mujo Ulqinakut në Duures ku dhe u plagos. Banorët dhe familjet Kuturmanase përkrahen luftën nacional-çlirimtare duke marrë pjesë drejtpërdrejt në luftë, ndihmuar partizanet me strehim, bukë e veshmbathje etj. Partizanë nga Kuturmani kanë qenë: Beqir Dishani, Zeqir Bahiti, Osman Bahiti, Ali Bahiti, Shahin Bahiti, Xhabir Bahiti, Haziz Alla, Nazif Gjura, Shefqet Gjura, Jashar Alija, Mehmet Gjekola, Ismail Alla, Musa Çota dhe mjaft të tjerë. Në fshat ka pasur edhe familje që luftuan pushtuesit duke marrë pjesë në organizatat e “Ballit Kombëtar" dhe "Legalitetit”. Më 15 maj 1943 në fshat u zgjodh Keshilli Nacional-çlirimtar i përbërë nga Xhaferr Karaj (kryetar), Murat Bahiti, Kadri Alla, Hasan Lleshi. Gjatë luftës u dogjën shtëpitë e Murat Bahitit dhe Riza Gjekolës, si dhe u vranë padrejtesisht nga partizanët Sulë Kurti dhe Hajredin Alla si bashkepuntorë me organizatat nacionaliste.

Periudha nën regjimin komunist

Redakto

Pas çlirimit dhe vendosjes se regjimit diktatorial komunist si në të gjithë vendin edhe në Kuturman u kryen një varg reformash socialiste ekonomike e politike. Në vitin 1946 u hap shkolla e parë shqipe në fshat me rreth 14 nxënës me mesues të parë Mithat Lekën, nga bangat e së cilës kanë dalë dhjetra kuadro të lartë e të mesëm. Në vitin 1968 hapet qendra shëndetesore. Me 16 maj 1958 bëhet kolektivizimi me forcë dhe ngritja e koperativës bujqësore. Gjatë kesaj kohe u hapën toka të reja duke shpyllëzuar sipërfaqe të mëdha pyjore, pati një mekanizim të thjeshtë, ujitje, u arritën rendimente relativisht të larta në prodhimet bujqësore e blektoriale, por dhe u bënë gabime kryesisht në shpyllëzimet pa kriter të pyjeve për toka buke etj. Në vitet në vijim gjendja e banorëve të fshatit u përkeqësua më shumë pasi banorëve i’u morën bagëtitë e imta dhe u zvogëlua oborri personal. Shteti merrte të gjitha prodhimet duke i detyruar banorët e fshatit të ushqeheshin vetëm me bukë misri. Gjatë kësaj periudhe u dënua me vdekje Isuf Gjura si dhe shumë të tjerë u burgosën e u internuan nga shteti si kundërshtarë politikë. Revolta e fshatit sa vinte e shtohej.

Mbas '90

Redakto

Banoret e Kuturmanit përqafuan dhe mbështetën proceset demokratike të viteve ’90 për një sistem të ri shoqëror e demokratik dhe për një të ardhme më të mirë. Nga 1991 e mbrapa shumë familje u larguan për emigracion si ne Greqi, Itali, Angli, SHBA, Gjermani etj. apo në qytete si Librazhd, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë etj. për një jetesë sa më të mirë. Gjendja ekonomike kulturore e jetesës është përmirësuar gjatë këtyre viteve ku një rol të rëndësishëm e luan pikërisht emigracioni. Sot ky fshat është ndarë në dy fshatra Kuturmanin dhe Marinaj. Popullsia aktuale e të dy fshatrave e kalon shifrën 2000.

Shiko edhe

Redakto