Kuvendi i Arbërit (gjimnaz)
Kuvendi i Arbërit është një gjimnaz në Ferizaj i themeluar në vitin 1967. Shkolla e merr emrin nga Kuvendi Kishtar i Arbërit i mbajtur në vitin 1703.
Historiku
RedaktoKy gjimnaz është themeluar në vitin 1967. Në vitin e parë ai ka vepruar si gjimnaz më 7 paralele. Gjatë historisë së tij ky gjimnaz ka pësuar disa herë ndryshime në strukturën e tij organizative dhe përmbajtësore. Në një periudhë u shndërrua në Qendër shkollore, më pas, në kohën e shuvarizmit, në vitin shkollor 1975/76 u kthye në arsimin e mesëm të orientuar, ku bënte përgatitjen e nxënësve për arsimimin e përgjithshëm, në Fazën e Parë të Bazave të Përbashkëta. Ka qenë ndër shkollat e para të mesme ku është eksperimentuar me këtë reformë, ndërsa një vit më vonë ky lloj arsimi i orientuar u aplikua edhe në shkollat tjera të mesme të Kosovës. Gjimnazi rritej së bashku me numrin e nxënësve. Kështu, në vitin shkollor 1990/91 në këtë gjimnaz përfshiheshin gjithsej 1.394 nxënës Shkolla kishte një godinë arsimore prej 1500m2, me 27 mësonjëtore, me sallën e arsimtarëve, bibliotekën, kabinetin e fizikës, biologjisë, kimisë, si dhe zyra të tjera administrative për drejtorin, pedagogët, sekretarin, arkëtarin dhe lokale të tjera përcjellëse. Në vitin e largimit me dhunë të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, në vitin shkollor 1991/92, në këtë Gjimnaz ishin regjistruar gjithsej 1348 nxënës shqiptarë të shpërndarë në 45 paralele. Këta nxënës u detyruan ta ndjekin procesin mësimor nëpër shtëpi private Viti shkollor 1991/92 për nxënësit e këtij gjimnazi filloi më 30 janar të vitit 1992. Në fillim procesi mësimor u organizua vetëm nëpër fshatra, si në Komogllavë, Lloshkobare, Greme,Gaçkë, Mirosalë dhe Softaj.
Organizimi
RedaktoDeri më 2010 gjimnazi ndodhej i tëri si një gjimnaz me të gjitha drejtimet në një objekt. Ky instuticion arsimor është regjistruar me vendimin e organit kompetent datës 1967. Shkolla e Mesme e lartë Gjimnazi Kuvendi i Arbërit në Ferizaj procesin mësimor e ka filluar më 03 shtator 2012, me klasët e X-ta, Xl-ta, Xll-ta dhe Xlll-ta, me këto profile:
- Gjimnazi i përgjithshëm, me 4 paralele.
- Gjimnazi Matematikë-Informatikë, me 13 paralele.
- Gjimnazi i Shkencave të Natyrës, me 24 parale.
Ky gjimnaz punon me dy ndërrime, paradite dhe pasdite; orët zgjasin 45 minuta. Duhet cekur se ky është viti i parë shkollor që gjimnazi ndahet në dy drejtime: Drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Matematiko-Natyrore me drejtor Shemsi Heta, dhe drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, ku ky gjimnaz kalon sipas vendimit të MASHIT në ndërtesën e vjetër të gjimnazit.
Synimet e programit të këtij gjimnazi janë të përgatisë maturantë të profileve të theksuara më lart, në mënyrë që ata të mund të orientohen në profesionin e dëshiruar dhe të regjistrohen në një profil të caktuar akademik në shkollimin e lartë. Pra ky shkollim i përgatit nxënësit që më vonë ta kenë më të lehtë për të përcaktuar se çfarë profesioni do të zgjedhin dhe të ndjekin kësisoj studimet përkatëse në shkollimin e lartë.
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqja zyrtare Arkivuar 4 qershor 2013 tek Wayback Machine