Kuvendi i Gjakovës
Viti 1902 shënoi një ngritje të re të lëvizjes kombtare në Vilajetin e Kosovës, kur u shtruan përseri kërkesat për autonominë e vendit. Kjo fazë e lëvizjes kombtare ishte e lidhur me forcimin e zgjedhës osmane dhe me ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha në çështjen maqedonase.
Në janar te vitit 1903 (data e saktë nuk dihet) u mbajt në Gjakovë Kuvendi Shqiptar, i cili paraqet një kthesë në marrëdhënjet shqiptaro-osmane, që u shkaktuar nga aksioni i reformave. Në Kuvend morën pjesë përfaqësuesit e parisë së Gjakovës me rrethinë, të Pejës, të Dibres dhe të Lumës. Këtu u shqyrtuan mundësitë e kundërshtimit të plotë të reformave. Sipas konsullit austro-hungarez, B. Parës. kundër reformave qe shprehur dhe vepronte edhe Bajram Curri me Riza Bej Gjakovën, ndërsa ushtria turke nuk ishte në gjendje që të shuante levizjen në Gjakovë dhe t'i detyronte shqiptarët të pranonin reformat.
Kërkesat e paraqitura në Kuvendin e Gjakovës në përgjithësi u përgjigjëshin interesave të levizjes shqiptare. Por ky Kuvend nuk arriti që të lirohej nga ndikimi i elementeve fanatike, që frikësoheshin nga paraqitja e një programi autonomist. Këto qëndrim i sillnin dëm objektivave kryesore te Kuvendit të Gjakovës.
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |