Kuvendi i dytë i Frashërit

This is the stable version, checked on 28 tetor 2017. Template changes await review.

Kuvendi i dytë i Frashërit ishte një nga kuvendet ndërkrahinore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. U mblodh në qershor të vitit 1880. Në Kuvend morën pjesë përfaqësues të krahinave të Shqipërisë Juglindore. Çështjet që trajtoi kishin të bënin me mbrojtjen e trojeve shqiptare. Midis këtyre çështjeve, Kuvendi miratoi edhe propozimin për të formuar një qeveri qendrore për të gjithë Shqipërinë, e cila do të merrte në dorë administratën e mbarë vendit. Qeveria do të formohej nga një Kuvend i përgjithshëm i Lidhjes ku do të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare.