Kuzhina letoneze tipikisht përbëhet nga produkte agrikulturore, me mish që karakterizon shumicën e pjatave kryesore. Peshku zakonisht konsumohet për shkak të lokacionit të Letonisë në lindje të bregdetit të detit Baltik.

Një drekë e përbërë nga supa e ftohtë, lakra e gatuar në tenxhere, mishi, kastraveca turshi, kosi, dhe disa kvass

Kuzhina letoneze është ndikuar nga vendet fqinje në regjionin e Baltikut.[1] Përbërësit e zakonshëm në receptat letoneze janë patatja[1], gruri, lakra, qepa, veza dhe mishi i derrit. Ushqimi letonez ëshë në përgjithësi mjaft yndyror, dhe përdor disa erëza.

Ushqimi

Redakto

Letonezët bashkëkohor zakonisht hanë tri herë në ditë. Mëngjesi është normalisht i lehtë dhe zakonish përbëhet nga senduiqët ose omletat, me një pije, shpesh qumësht. Dreka hahet nga ora 3 e pasditës dhe tenton të jetë ushqimi kryesor i ditës; pasi përmban ushqime të ndryshme, dhe nganjëherë edhe supë si paragjellë dhe një desert. Darka është ushqimi i fundit i ditës. Tani, konsumimi i ushqimit të ngrirë është i zakonshëm.[2]

Ushqimi dhe pjatat e zakonshme

Redakto

Kuzhina letoneze është tipike në rajonin e baltikut dhe, në përgjithësi, në vendet veriore, duke qenë veçanërisht e ngjashme me atë finlandez. Ushqimi është i lartë në yndyrë gjalpe dhe qëndron i ulët në erëza, përveç piperi i zi, kopër ose kokrra/fara, të tilla si fara qimnoni. Nëse ju jeni nga Mesdheu, mund t’ju duket ushqimi i butë, pa shije dhe i mangët, por nëse jeni nga Anglia ose SHBA-të, nuk do ta keni problem me pjatat e tilla.

Kushiza letoneze me origjinë nga kultura fshatare dhe është fuqishëm e bazuar në të lashtat që rriten në detin letonez dhe ndryshimet klimatike. Thekra ose gruri, tërshëra, bizelja, panxhari, lakra, produktet e derrit dhe patatet prodhohen në Letoni. Mishi shfaqet në shumicën e pjatave kryesore. Por peshku është po ashtu shumë i konsumuar për shkak të lokacionit në bregdetin lindor të Detit Baltik: peshku i tymosur dhe ai i papërpunuar janë më të zakonshmit. Kuzhina letoneze ofron lloje të ndryshme të bukës dhe produkteve të qumështit, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e kësaj kuzhine.

Pijet më të famshme alkoolike janë birra, vodka dhe balzami.

Produktet e qumështit

Redakto
 
Një asortiment i produkteve të djathit letonez.

Letonia është më e pasur me qumësht se vendet e tjera lindore. Biezpiens, skābais krējums (krem i thartuar), kefīr dhe shumë lloje të ndryshme të djathit me aroma të ndryshme. Një djath tradicional letoneze që është në foton djathtas, është Jāņu siers (djath qimnoni) i cili servohet gjatë festave të Jāņi ose mesverës.

Supat zakonisht janë nga perimet dhe lëngu ose qumështi. Supa e lehtë, supa e panxharit, supa lëpjetë dhe supa e hithrës po ashtu konsumohen. Supa e panxharit është një tjetër pjatë që ju sugjerohet. Është një supë e veçantë e ftohtë e panxharit që mund të përgatitet në mënyra të ndryshme edhe bëhet për tu përshtatur me ditë të nxehtë vere.

Ëmbëlsirat

Redakto

Pjata më tradicionale dhe më ekzotike është maizes zupa (literalisht “supa e bukës”), e cila është supë e ëmbël e bërë nga buka e thekrës dhe frutat. Po ashtu, supa e përmendur më lart biezpiena sieriņš është e ëmbël dhe e shijshme. Zefīrs është një lloj ëmbëlsire si marshmallou. Torta Rhubarb është po ashtu mjaft e njohur.

Dy prodhues lokal të ëmbëlsirave Laima dhe Skrīveru Saldumi janë të mirënjohur dhe ofrojnë ëmbëlsira të ndryshme duke filluar nga ato me qokollatë, sheqerka, marmaladë, fruta në qokollatë, biskota dhe më tepër. Ajo vjen me lustrim dhe pa të, në shije të ndryshme. Një karamel i qujatur gotiņa (lopa e vogël) është po ashtu shumë e shijshme. Këto dy kompani shesin ëmbëlsira në pako të bukur, të cilat mund të jenë të dobishme për sjelljen e suveniereve në shtëpi.

Bukët

Redakto

Rupjmaize is a dark bread made from rye, and is considered a national staple.[3] Rupjmaize është një bukë e errët nga thekra, dhe konsiderohet element kryesor i kuzhinës kombëtre.

Pīrādziņi janë simite të përbëra nga proshuta dhe qepa. Kliņģeris është bukë në formë gjevreku që zakonisht sherbehet si desert në raste të veçanta, si në ditën e emrit.

Pjatat tradicionale

Redakto
  • Patate të ziera me quark
  • Tërshërë dhe bizele
  • Bizele gri me krië të yndyrës së derrit
  • Tavë të bëra me harengë dhe patatet të ziera
  • Sklandu rausis – pite e ëmbël, e bërë nga thekra dhe e mbushur me patate dhe karrotë dhe kalitur me një qimnon
  • Asins pankukas (petulla të bëra nga gjaku)
  • Maizes zupa (supë e ëmbël buke)
  • Supa e ftohtë

Të tjera

Redakto
  • Kissel (Ķīselis). Me fruta të ziera. Shërbehet si desert.
  • Buckwheat (Griķi). Hahet si lënda kryesore.
  • Sauerkraut (Skābēti kāposti).
  • Smoked cheese (Kūpināts siers). Shkon shumë me verën
  • Eel (Zutis).
  • Cutlet (Kotlete).
  • Chanterelle sauce (Gaileņu mērce). Një sos nga qanterellat në kos. Zakonisht shërbehet me patate.
  • Herring with cottage cheese (Siļķe ar biezpienu). Shërbehet me gjizë.


Lidhjet e jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Latvian Cuisine." Latvian Institute. Accessed September 2011.
  2. ^ "The Cuisine of Latvia" (PDF). Latvijas Institūts. 2004. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2014. Marrë më 26 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ BBC - Eurovision Song Contest - Guide to Latvia, BBC[lidhje e vdekur]