Muaji i Historisë për LGBT
Muaji i Historisë për LGBT është muaji i cili i dedikohet respektimit të historikut të lëvizjes së komunitetit LGBT, sikurse është historia e të drejtave të gejve si dhe lëvizjeve të ngjashme për të drejtat civile.[1] Ky muaj ofron modele të personave, aktivistëve të cilët po kontribuojnë për konsolidimin e të drejtave LGBT në botë. Për momentin Muaji i Historisë për LGBT është një celebrim një mujor që zhvillohet specifikisht vetëm në SHBA, dhe në Angli. Në SHBA ky muaj festohet gjatë muajit tetor si një koeçidencë me Ditën Ndërkombëtare të Coming Out në 11 tetor. Ndërsa në Angli celebrohet gjatë muajit shkurt, muaj që përkon me celebrimin e shfuqizimit ligjor të Nenit 28, një nen që ndalonte me ligj përhapjen e materialeve që promovonin homoseksualitetin nga autoritetet lokale. [2]Në Berlin ky muaj njihet ndryshe si Queer History Month. Edhe shtete të tjera progresiste ndaj të drejtave të komunitetit LGBT e festojnë Muajin e Historisë LGBT, por në një kohë më të shkurtër se një muaj.
Në SHBA
RedaktoMuaji i Historisë për LGBT e ka origjinën në SHBA, ku u festua për herë të parë në 1994. Ky muaj u themelua nga mësuesi i historisë në një gjimnaz në Missouri, Rodney Wilson. Wilsoni hodhi idenë, shërbeu si drejtues i stafit koordinues për aktivitetet dhe zgjodhi tetorin si muajin e celebrimit. Midis mbështetësve të shumtë të kësaj ideje ishin Kevin Jennings nga organizata Gay, Lesbian and Straight Education Network (GLSEN), Kevin Boyer nga Gerber/Hart Gay and Lesbian Library and Archives në Çikago; Paul Varnell si shkrimtar nga Windy City Times; Johnda Boyce, e diplomuar për studime gjinore pranë Universitetit Shtetëror Kolumbus, si dhe Jessea Greenman e diplomuar në UC-Berkeley. Shumë organizata të gejve dhe lezbikeve e mbështetën konceptin shumë herët sikurse bëri dhe guvernatori William Weld nga Masaçusets dhe Lowell Weicker nga Connecticut, Kryetarët sikurse Thomas Menino i Boston dhe Wellington Webb nga Denver, i cili bëri dhe inagurimin e muajit festiv me shpalljet zyrtare. Në 1995 Shoqata Kombëtare për Edukimin tregoi mbështetje për Muajin e Historisë LGBT.
Tetori u caktua nga Wilson si muaji për celebrim pasi Dita Kombëtare e Coming Out ishte caktuar si një aktivitet i mirënjohur gjerësisht në 11 tetor. Në 1987 u përkujtua Marshimi i parë në Washington për të drejtat e barabarta të lezbikeve, gejve dhe biseksualëve, i cili u zhvillua në 1979. Ky muaj ka për qëllim të nxisë sinqeritetin dhe lirshmërinë në të ndjerit pjesë të komunitetit LGBT.
Fillimisht ky muaj festiv ishte i dedikuar vetëm ndaj gejve dhe lezbikeve, kurse më pas iu shtua dhe kategoria biseksual në titull. Menjëherë pas kësaj shtese ai u bë i njohur si Muaji i Historisë për LGBT. Aktiviteti një mujor ka marë kritikë nga grupet konservatore, sikurse është grupi Concerned Women for America si dhe të tjerë që e shohin aktivitetin si formë indoktrinimi. Në 2 qershor 2000 presidenti Bill Klinton deklaroi qershorin si “Muajin e Paradës për Gej dhe Lezbike”, ndërsa presidenti Barak Obama deklaroi qershorin si “Muajin e Paradës për Gej, Lezbike dhe Transgjinorë” në 1 qershor 2009.
Equality Forum, një organizatë kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat civile të LGBT me qëllim edukues, mori përgjegjësi për Muajin e Historisë për LGBT në 2006. Çdo ditë në tetor një ikonë e komunitetit pasurohet me biografi, vidio, bibliografi, imazhe dhe foto si dhe burime të tjera informuese në website-in www.lgbthistorymonth.com.
Në 2011 Equailty Forum prezantoi motorin e kërkimit për të gjitha ikonat dhe figurat e rëndësishme nga komuniteti LGBT të krijuara në këtë forum nga viti 2006 deri në të tashmen.
Në 2012 për të parën herë dy shkolla amerikane të krahinave festuan Muajin e Historisë për LGBT. Shkolla “Broward County” në distriktin e Floridës firmosi rezolutën në shtator në mbështetje të amerikanëve LGBT, dhe një vit më vonë në distriktin e Los Anxhelos, ku gjendet dhe shkolla e dytë më e madhe në Amerikë, po ashtu u firmos rezoluta.[3]
Në Britaninë e Madhe
RedaktoMuaji i Historisë për LGBT u inicua në Britaninë e Madhe nga Sue Sanders, Elly Banders [4]dhe shoqata bamirëse Schools OUT UK, si dhe ky muaj festiv u zhvillua për herë të parë në shkurt 2005. Eventi rastisi me shfuqizimin e dekretit me numër 28 në vitin 2003, dhe ka për qëllim të rrisi ndërgjegjësimin dhe të luftojë paragjykimet kundër një minoriteti që mbetet në një nivel të lartë i padukshëm.[5]
Celebrimi i parë i një muaji të tillë u bë në 2005 kur u zhvilluan rreth 150 aktivitete në Britaninë e Madhe. Website i organizatës mori rreth 50.000 klikime në shkurt të 2005. Organizata gjithashtu ndryshoi logon e saj, të dizenjuar prej tipografit gjithashtu pjesë të komunitetit, Tony Malone në vitin 2006, i cili modifikoi logon për vitin 2007.[5]
Në Angli
RedaktoIniciativa në fjalë mori mbështetje qeveritare nga deputetët e Departamentit qeveritar për Edukimin si dhe nga ministri për Barazinë, Jacqui Smith, edhe pse disa fragmene nga shtypi argumentuan kundër gjuhës politikisht jo-korrekte, dhe nxorri në pah se seksualiteti i disa figurave historike mbetet më shumë çështje spekulative sesa fakt..[6] Mbështetësit e aktivitetit u shprehën se mbetet e rëndësishme të luftosh qëndrimet heteroseksiste në shoqëri.
Departamenti qeveritar për Edukimin premtoi financimin për Muajin e Historisë për LGBT për dy vitet e para në mënyrë që ta nxiste aktivitetin sa më shumë. Tanimë aktiviteti është më i konsoliduar dhe ka mbledhur mbështetje nga shumë burime. Sponsorë të përhershëm përfshijnë Metropolitan Police Service, Metropolitan Police Authority, Amnesty International si dhe Crown Prosecution Service.
Në 5 mars 2009 kryeministri Gordon Brown zhvilloi një ceremoni inaguruese për Muajin e Historisë për LGBT.[7]
Në Skoci
RedaktoNë 2005 dhe 2006 Muaji i Historisë pr LGBT u festua në Skoci si një aktivitet i komunitetit LGBT, duke marrë mbështetje nga projekte për historinë e komunitetit LGBT si përshembull Our Story Scotland dhe Remember When. [8] Për 2007 dhe 2008 qeveria skoceze ofroi financim për organizatën LGBT Youth Scotland për të sjellur në vëmendjen e komunitetit të gjerë Muajin e Historisë për LGBT, duke përfshirë shkolla dhe grupe të të rinjve.
Në Berlin
RedaktoNë Berlin aktiviteti në fjalë njihet ndryshe si Queer History Month. Ky muaj zhvillohet çdo vit në muajin shkurt. Qëllimi i këtij aktiviteti mujor është edukimi dhe të fokusojë vëmendjen tek seksualiteti, diversiteti i tij si dhe projektet e vogla kundër diskriminimit.[9]
Gjatë këtij muaji vizitorët mund të gjejnë leksione të detajuara mbi historinë e identitetit queer për shkollat, por edhe për edukimin jo formal. Gjithashtu institucionet edukuese ofrojnë edukim dhe informim për shkollat dhe institucionet rinore në mënyrë direkte.[9]
Në Groenlandë
RedaktoNë Groenlandë ky aktivitet festiv celebrohet nëpërmejt një Parade Krenarie në vend të një celebrimi një mujor sikurse vendet e tjera. E gjitha nisi në vitin 2010 kur 19 vjeçarja Nuka Bisgard dhe mikesha LU Berthelse, një 24 vjeçare bashkëpunuan me qytetarë të tjerë nga Groenlanda për të krijuar një Paradë festive.[10] Kjo iniciativë u bë për të ndihmuar komunitetin gej në Groenlandë që të ndihet më i përfshirë dhe më i bashkuar. Në 15 maj 2010 puna e tyre intensive u shpërblye kur Parada tërhoqi me mijëra pjesëmarrës. Kjo Paradë është përsëritur që prej vitit 2010.
Referime
Redakto- ^ "LGBT History Month Resources". Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2013. Marrë më 6 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Home". Lesbian Gay Bisexual Trans History Month. Marrë më 2016-11-26.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Two school districts recognize LGBT Month". CNN. 8 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2013. Marrë më 6 shkurt 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LGBT Online Encyclopedia". LGBT History Project. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 9, 2014. Marrë më dhjetor 7, 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "LGBT HISTORY »". www.outbristol.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2018. Marrë më 2016-11-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LGBT sub menu". www.geocities.ws. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2016. Marrë më 2016-11-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gordon Brown hosts first LGBT reception", PinkNews, 6 mars 2009, marrë më 2009-07-16
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Guide to LGBT research resources – National Library of Scotland". www.nls.uk. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2018. Marrë më 2016-11-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "queerhistory.de | teaching queer history". queerhistory.de. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2018. Marrë më 2016-11-26.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gay Greenland–Past and Present". GlobalGayz. 2015-05-06. Marrë më 2016-11-28.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)