Mizuri Missouri
| Shtet i SHBA-së
|
---|
|
Ndërtesa e Parlamentit të Mizurit
|
---|
|
---|
Të dhëna kryesore
|
---|
Quhet ndryshe
|
The Show Me State
|
---|
Moto e shtetit
|
Salus populi suprema lex esto. (lat.)
|
---|
Kryeqyteti
|
Jefferson City
|
---|
Qyteti më i madh
|
Kansas City
|
---|
Qeverisja
|
---|
Guvernator
|
Eric Greitens
|
---|
Senatorë
|
Claire McCaskill Roy Blunt
|
---|
Sipërfaqja
|
---|
Sipërfaqja
|
180.533 km2 |
---|
Renditja në SHBA:
|
i 21-ti
|
---|
Popullsia
|
---|
Popullsia
|
6.021.988 banorë
|
---|
Renditja në SHBA:
|
i 18-ti
|
---|
Dendësia
|
33,7 banorë/km2 |
---|
Gjeografia
|
---|
Zona kohore
|
Qendrore: UTC-5/-4
|
---|
Pika më e lartë
|
540 m
|
---|
Pika më e ulët
|
70 m
|
---|
Anëtarësia në SHBA
|
---|
Anëtarësimi në SHBA
|
10 gusht 1821
|
---|
Renditja në SHBA:
|
i 24-ti
|
---|
Të dhëna të tjera
|
---|
Faqja Zyrtare
|
www.mo.gov
|
---|
|
Missouri (shqiptohet: mizuri) është një shtet në rajonin Midwest të Shteteve të Bashkuara i kufizuar nga Iowa, Illinois, Kentucky, Tennessee, Arkansas, Oklahoma, Kansas dhe Nebraska. Mizuri është shteti i 18-të më i populluar me një popullsi prej 5.911.605 llogaritur në 2008. Ai përfshin 114 qarqe dhe një qytet i pavarur. Kryeqytet i Mizurit është Jefferson City. Katër zonat më të mëdha urbane janë Kolumbia, Kansas City, St. Louis, dhe Springfield. Mizuri u mor fillimisht nga Franca, si pjesë e Blerjes së Louisianës dhe u përcaktua si Territori i Mizourit. Një pjesë e Territorit të Mizurit u pranua në bashkimin shtetëror si shteti i 24-t më 10 gusht 1821.
Mizuri pasqyron përbërjen demografike, ekonomike dhe politike të vendit me një përzierje të kulturës urbane dhe rurale. Ai i ka të dyja influencat kulturore Midwestern dhe Jugore, duke pasqyruar historinë e tij si një shtet kufitar. Gjeografia e Mizurit është shumë e larmishme. Pjesa veriore e shtetit shtrihet në fusha, ndërsa pjesa jugore shtrihet në Malet Ozark, me lumin Misuri që i ndan të dyja pjesët. Bashkimi i lumenjve Misisipi dhe Misuri gjendet afër St Louis.
Mizuri kufizohet në veri nga Iowa, në lindje, nëpërmjet lumit Misisipi, nga Illinois, Kentaki dhe Tenesi, në jug nga Arkansas, dhe në perëndim nga Oklahoma, Kansas, dhe Nebraska. Dy lumenjtë më të mëdhenj të Mizurit janë Misisipi, i cili përcakton kufirin lindor të shtetit, dhe lumi Mizuri, që rrjedh nga perëndimi në lindje përmes shtetit, duke lidhur kështu dy qytetet më të mëdha, Kansas City dhe St. Louis.