Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

"Lagjia Hoti" ndodhet në afërsi të qytetit të Burrelit në rrethin Mat. Ky vend u zbulua fillimisht nga të ardhurit e Fisit Hoti ,qe vinin nga Plava per arsye gjakmarrje. Fillimisht ata zbarkuan ne zonen e fshatit Stojan dhe me pas ne "Lagjen Hoti" shume prane qytetit te Burrelit.

Njerezit e parë të Hotit që erdhën në Mat thuhet se janë pasardhësit direkt të fisit Hoti. Ata thuhet se janë nipat e Junç Hotit. Junç Hoti ishte djali i Lazer Keqit, ai ishte po ashtu një nga drejtuesit e tribuve në kohën e luftës, duke iu referuar “Çertifikatës së Hotit” për herë të parë në 1414. Milan Sufflay shkruajti në 1434 për Junç Hotin që ishte Kapiteni i Malit të Hotit.Siç është përmendur edhe më siper që pasardhësit e Junç Hotit kanë qenë dhe Mul Bajraktari, Çun Mula e të tjerë trima të Hotit. Por po ashtu një nga pasardhësit e Hotit ishte Lik Hoti që bashkë me vllain e tij Nezir Hoti u larguan nga Hoti e pikërisht nga “Hoti i Kujit” që gjendet në Plavë ku sot është nje zonë që i përket Malit të zi.Nezir Hoti dhe Lik Hoti ishin djemtë e Vuksan Çekës. Ky i fundit ishte djali Çekë Vuksanit dhe nipi i Junç Hotit.

Dy vëllezerit Hoti erdhën në Mat për shkak se ishin në gjakmarrje me një fis të panjohur sot nga dokumentat ose gojëdhënat. Pasi në institucionet përkatese ka shumë mungesë informacioni dhe dëshmitaret e kohës nuk jetojnë më për të saktësuar me emra të përveçëm.