Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Lavdrim Lita (Tiranë, lindur më 19 shkurt 1985) është një gazetar, studiues dhe analist shqiptar.

Shikoni dhe

Redakto

U lind më 19 shkurt 1985 në Tiranë në një familje patriotike me origjinë nga krahina e Lumës, Litajt, që kanë kontribute të veçanta në luftës e Lumës 1912 dhe gjatë luftës nacionalçlirimtare kundër okupatorit gjerman. Familje e përndjekur nga regjimi komunist. Në moshën 18 vjeçare Lita fiton të drejtën për studime universitare në "La Sapienza", Itali, në degën Letërsi dhe Filozofi dhe Master në gazetari. Ai fillon bashkëpunimin me gazetën italiane l'Occidentale dhe shkruan artikujt për disa media shqiptare. Në 2009 kthehet në Tiranë duke punuar në Ministrinë e Kulturës dhe në 2010 emërohet drejtor i Publikimeve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai drejton për 4 vite gazetën "Ushtria" e dhe revistën "Mbrojtja", si dhe botimet e librave të FA. Gjatë këtyre viteve bashkëpunon për media online "Zhurnal.mk", në Maqedoni, gazetën "Zëri.info" në Kosovë dhe në median online italiane "Eastjournal.net" për çështje të Ballkanit Perendimor.

Në 2015 i rikthehet studimeve europiane pas fitimit të bursës së European College of Parma. Ai punësohet pranë Ambasadës italiane në Shqipëri, në Agjencinë Italiane për Tregti me Jashtë, ICE.

Në 2017 Lavdrim Lita do të jetë këshilltar politik dhe mediatik i Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Dritan Demiraj. Lita do të ftohet nga Departament Amerikan i Mbrotjes për të ndjekur kursin e zyrtarëve të Lartë, në Naval Postagraduate School, në Monterey.

Në 2018 ai do themelojë dhe do të drejtojë portalin mediatik, Faktor.al

Në 2021, Lita do të ftohet të kontribuojë si këshilltar i lartë pranë organizatës euroatlantike, George C. Marshall, Albania.

Lita është i ftuar rregullisht në media kombëtare dhe ndërkombëtare për të komentuar aktualitetin politik në Shqipëri dhe rajon.

Referimet

Redakto