Ledheza
Ledhezë (greqisht: Λαδοχώρι/Ladokhóri) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Λέδεζδα/Lédezda.[1]
Ledhezë
Λαδοχώρι | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 470 |
Emri i banorëve | Ledhjezjot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Ledheza kufizohet me Gumenicën, nga jugu me Pllotarenë, nga lindja me Grykohorin dhe nga perëndimi me detin Jon. Ledheza ka këto lagje: Mëndëra.[2]
Toponimet të fshatit Ledhezë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]
- Arat e Dimërenje - ara, në V.
- Ar’ e Lagjushit – arë, në L.
- Ar’ e Madhe - arë, në L.
- Bajamet e Nanushénje - brinjë me bajame, në L.
- Bakçeja e Ahmetit – kënetë, në J.
- Burim’ e Xarrës - burim, në JP. Ky ujë përdoret edhe për ujitjen e tokave.
- Dardh’ e Irës – dardhë, në V.
- Dardh’ e Madhe – kullotë, në L.
- Dardh’ e Lules — ara e vësht me ullinj, në L.
- Dàuleza - kodrinë e zhveshur e rrumbullakët si daule, në JL.
- Deti - Deti Jon, në P.
- Faqa e Xarrës — faqe mali, në L.
- Férrasi - vend me ullinj, në L.
- Grav’ e Xarrës - shpellë, në L.
- Grik’ e Kallmit - grykë me ullinj, në L.
- Gonéja - pyll e ullishtë, në L.
- Gropa - ullishte, në L.
- Hund’ e Konotopit - baçë me portokalle, në J.
- Ira – ara, në P.
- Kallmì Xhojanjit - përrua e pyje, në L.
- Klisha e Ledhezës – kishë, në V.
- Kollovréqi – shesh, në L.
- Konaqa - fushë me ullinj, në V.
- Kondizma – kondizmë, në qendër.
- Korica — arë me ullishte, në L.
- Kroi (i) Dhimës - krua në fushë, në P.
- Kulat e Kàllmit – kullotë, në J.
- Kulat e Koricës – pyll, në J.
- Kulat e Kollovreqit – pyll, në J.
- Kuraja - vargmal i vogël, në V.
- Lëm e Mëllagës - lëmë i gurtë, në L.
- Lëm e Xarrës - lëmë i gurtë, në L.
- Lis i Lamerkës - lis i madh, në V.
- Lis i Shakullit – lis i madh me shënjë, në P.
- Lis i Zgarbullës – lis, në J.
- Lucaz - arë dhe lerë ku pinin ujë kafshët, në J.
- Mullaga - arë në mal, në L.
- Mulliret - gërmadha mullinjsh, në L.
- Paniper – pyll me përrall etj.. në L.
- Patagoma - arë në mal, në L.
- Plaf/i - brinjë me pyll, në L.
- Prroi Xarrës – përrua, në J.
- Pus i Ledhezës - pus i gurtë, në P.
- Qaf’ e Merkos – ara, në L.
- Qaf’ e Mullagës - qafë mali, në L.
- Radhua - brez shkëmbor, në P.
- Sokaqi - ara e vësht me ullinj, në L.
- Stërgjone - arë në mal, në L.
- Shkall’ e Panisperes - shkallë mali në pyll, në J.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb i kuq në mal, në V.
- Shtrung’ e Zavalisë - shtrungë e gurtë, në L.
- Varikua - ara pranë detit, në P.
- Vidhet - ara e vidha, në P.
- Xarra - ara në fushë, në P.
- Zavalia - baçë me portokalla, në P.
- Zavali e Mesme - ara e ullishte, në L.
- Zavali e Përtejme - ara e ullinj, në L.
Demografia
RedaktoFshati ishte dhe ende është e banuar nga popull shqipfolës ortodokse. Sepse Ledheza është bërë një fshat turistik në bregdetin, disa familje jo shqipfolës janë vendosur atje.
Familjet në fshatin Ledhezë:[4]
Adrianj, Dhimenj, Kolòi, Kominërit, Konstandinenj, Lolènj, Mihénj, Nanushénj.
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Lédezda - Ladokhoríon
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 181.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 181-182. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Mehmet Ahmet Fetahu, 61 vjeç, bujk, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim, në Shenavlash - Durrës. 2) Sali Ali Muho, 72 vjeç, bari, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Levan - Fier. 3) Osman lbrahimi, vjeç 66, bujk, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Tiranë.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 181.