Ledhezë (greqisht: Λαδοχώρι/Ladokhóri) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Λέδεζδα/Lédezda.[1]

Ledhezë
Λαδοχώρι
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej470
Emri i banorëveLedhjezjot

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Ledheza kufizohet me Gumenicën, nga jugu me Pllotarenë, nga lindja me Grykohorin dhe nga perëndimi me detin Jon. Ledheza ka këto lagje: Mëndëra.[2]

Toponimet të fshatit Ledhezë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]

  • Arat e Dimërenje - ara, në V.
  • Ar’ e Lagjushit – arë, në L.
  • Ar’ e Madhe - arë, në L.
  • Bajamet e Nanushénje - brinjë me bajame, në L.
  • Bakçeja e Ahmetit – kënetë, në J.
  • Burim’ e Xarrës - burim, në JP. Ky ujë përdoret edhe për ujitjen e tokave.
  • Dardh’ e Irës – dardhë, në V.
  • Dardh’ e Madhe – kullotë, në L.
  • Dardh’ e Lules — ara e vësht me ullinj, në L.
  • Dàuleza - kodrinë e zhveshur e rrumbullakët si daule, në JL.
  • Deti - Deti Jon, në P.
  • Faqa e Xarrës — faqe mali, në L.
  • Férrasi - vend me ullinj, në L.
  • Grav’ e Xarrës - shpellë, në L.
  • Grik’ e Kallmit - grykë me ullinj, në L.
  • Gonéja - pyll e ullishtë, në L.
  • Gropa - ullishte, në L.
  • Hund’ e Konotopit - baçë me portokalle, në J.
  • Ira – ara, në P.
  • Kallmì Xhojanjit - përrua e pyje, në L.
  • Klisha e Ledhezës – kishë, në V.
  • Kollovréqi – shesh, në L.
  • Konaqa - fushë me ullinj, në V.
  • Kondizma – kondizmë, në qendër.
  • Korica — arë me ullishte, në L.
  • Kroi (i) Dhimës - krua në fushë, në P.
  • Kulat e Kàllmit – kullotë, në J.
  • Kulat e Koricës – pyll, në J.
  • Kulat e Kollovreqit – pyll, në J.
  • Kuraja - vargmal i vogël, në V.
  • Lëm e Mëllagës - lëmë i gurtë, në L.
  • Lëm e Xarrës - lëmë i gurtë, në L.
  • Lis i Lamerkës - lis i madh, në V.
  • Lis i Shakullit – lis i madh me shënjë, në P.
  • Lis i Zgarbullës – lis, në J.
  • Lucaz - arë dhe lerë ku pinin ujë kafshët, në J.
  • Mullaga - arë në mal, në L.
  • Mulliret - gërmadha mullinjsh, në L.
  • Paniper – pyll me përrall etj.. në L.
  • Patagoma - arë në mal, në L.
  • Plaf/i - brinjë me pyll, në L.
  • Prroi Xarrës – përrua, në J.
  • Pus i Ledhezës - pus i gurtë, në P.
  • Qaf’ e Merkos – ara, në L.
  • Qaf’ e Mullagës - qafë mali, në L.
  • Radhua - brez shkëmbor, në P.
  • Sokaqi - ara e vësht me ullinj, në L.
  • Stërgjone - arë në mal, në L.
  • Shkall’ e Panisperes - shkallë mali në pyll, në J.
  • Shkëmb i Kuq - shkëmb i kuq në mal, në V.
  • Shtrung’ e Zavalisë - shtrungë e gurtë, në L.
  • Varikua - ara pranë detit, në P.
  • Vidhet - ara e vidha, në P.
  • Xarra - ara në fushë, në P.
  • Zavalia - baçë me portokalla, në P.
  • Zavali e Mesme - ara e ullishte, në L.
  • Zavali e Përtejme - ara e ullinj, në L.

Demografia

Redakto

Fshati ishte dhe ende është e banuar nga popull shqipfolës ortodokse. Sepse Ledheza është bërë një fshat turistik në bregdetin, disa familje jo shqipfolës janë vendosur atje.

Familjet në fshatin Ledhezë:[4]

Adrianj, Dhimenj, Kolòi, Kominërit, Konstandinenj, Lolènj, Mihénj, Nanushénj.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Πανδέκτης: Lédezda - Ladokhoríon
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 181.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 181-182. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Treguan: 1) Mehmet Ahmet Fetahu, 61 vjeç, bujk, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim, në Shenavlash - Durrës. 2) Sali Ali Muho, 72 vjeç, bari, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Levan - Fier. 3) Osman lbrahimi, vjeç 66, bujk, analfabet, nga Grykohori, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Tiranë.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 181.