Lefter Talo
Lefter Talo Hero i popullit.
Jeta
RedaktoLefter Talo lindi në vitin 1913 në Vurg të Minoritetit grek. Shkollën fillore e kreu në Dhrovjan dhe Leshnicë të Delvinës, kurse të mesmen në Filat të Çamërisë. Më vonë mbaroi Normalen e Elbasanit dhe u emrua mësues. U bë njeri me kulturë. Në vitin 1938 Lefter Talua shkroi një histori të shkurtër të Shqipërisë, ku midis të tkerave analizionte si atdhetar i kulluar: “ ...Shqiptarët, të cilët me plot të drejtë konsinderohen si fisi më i vjetër dhe kombi më i ri i Ballkanit, shqiptarët, të cilët i përmend edhe Homeri në faqet e librave të tij,... dhe nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit bënë rezistencën më të vendosur dhe më të lavdishme kundër pushtuesve turq, këta shqiptarë nuk merreshin aspak në konsideratë nga shtetet fqinje ballkanike dhe kombi shqiptar për pak u asgjësua nga harta gjeografike...” Në veprimtarinë e tij në zonën e Vurgut, Lefter Talo përhapi dashurinë e respektin e fshatarëve. Ai në fillimin e vitit 1943 do të rrëmbehej nga një gëzim i papërmbajtur kur çeta partizane me komandant Dailaver Poçin, shkoi në zonën e Vurgut, ku kreu një veprimtari të gjerë luftarake. Ajo la gjurmë të pashlyeshme në popull. Me formimin e Çetës Partizane “Çamëria”, Lefter Talo u caktua zëvendëskomisar i saj. Ai për veprimtarinë e tij si revolucionar i vërtetë gëzonte respektin e dashuriunë shoqërore të Mustafa Matohitit. Ndërsa kur u formua Brigada VI Sulmuese, Lefteri do të inkuadrohej në të me kompaninë minoritare në Batalionin “Naim Frashëri”. Në betejën heroike të Kalasë së Margëlliçit, Lefter Talo me kompaninë po sulmonte në një vend shumë të pjerrët.Gjylet e topave e mortajave shpërthenin pranë tyre. Lefteri, duke sulmuar përpara, në një çast u plagos. Nga dora e majtë i rridhte gjak. Automatiku i skuqte nga gjaku. Një shok ia lidhi plagën me shami. Plumbat e armikut vërshëllenin nga të gjitha anët. Lefteri, megjithëse i plagosur në dorë, qëndronte në krye të kompanisë. Në çastin që partizanët u qenë afruar shumë vijave të armikut, një plumb e godti Lefterin në ballë dhe ai ra përnjëherësh në tokën e vaditur me gjakun e tij dhe të shokëve. Ra si Hero i Popullit. Disa javë më vonë në një fshat të vogël po hynin duke kënduar partizanët e një reparti të posakrijuar. Fëmijët vrapuan drejt partizanëve, duke thirrur të gëzuar: Po vjen Lefter Taloja! Po vjen Lefter Taloja! Një grua plakë që rrinte te dera e shtëpisë, u habit kur dëgjoi këto fjalë dhe u tha fëmijëve:”Ç’thoni kështu ore djema? Lefteri është vrarë”. Është Batalioni “Lefter Talo” moj gjyshe, jo vetë Lefteri, iu përgjigj një nga fëmijët. Fotografia e Veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare
Lidhje te jashtme
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |