Lena Terrell Jackson
Lena Terrell Jackson (lindur në 25 dhjetor 1865- 4 shtator 1943) ishte një edukatore amerikane. Ajo iu mësoi latinisht nxënësve afrikano-amerikan në Neshvill, Tennessee për rreth 50 vite.
Fillimet në jetë
RedaktoLena Terrell Jackson lindi në Gallatin, Tennessee dhe u rrit nga mamaja e saj Louise Jackson. [1] Ajo ndoqi Universitetin e Fiskit, e diplomuar në vitin 1885. Ajo u diplomua në studimet master dhe fitoi një certifikatë për mësimdhënie që i dha asaj mundësinë për të dhënë mësim në gjuhën latine, gjermane dhe franceze.[2]
Karierra
RedaktoJackson dha mësim latinishteje në Neshvill, Tennessee për shkollat e fëmijëve me ngjyrë për më shumë se 50 vite, që prej 1886 në gjimnazin e parë për fëmijët me ngjyrë në Nashville “Meigs High School”, derisa doli në pension në 1942.[3] “Ia kam dedikuar jetën përpjekjeve për të nxitur racën me ngjyrë nëpërmjet mësimeve të mia, duke demonstruar se promovimi i edukimit midis personave me ngjyrë dhe zhvillimi i mendjes përbën një hap progresiv” shprehet Jackson për karrierën e saj.
Gjithashtu Jackson investoi në pasuri të patundshme, financoi bursa dhe shkruajti ese për jetën afro-amerikane.[4][5] Ajo ishte aktive në "Shoqatën e të diplomuarve" të Universitetit të Fiskut, duke shërbyer si nënpunëse në dhjetëra komitete. Ajo ishte gjithashtu aktive në shoqatën e mësuesve për gjimnazin Pearl High School, si dhe nënpunëse e "Shoqatës së Grave" në Kishën Kongregacionale të Nashville. [6]
Jeta personale
RedaktoLena Terrell Jackson vdiq në 1943, në moshën 78 vjeçare. “Ajo ishte një grua trupvogël por me reputacionin e madh” deklaroi një reporter gjatë 100 vjetorit të gjimnazit "Pearl High School" në 1998.[7]
Burimet
Redakto- ^ Untitled obituary notice, The Tennessean (February 5, 1905): 7. via Newspapers.comStampa:Open access
- ^ Louise Davis, "Popular Negro Teacher Dies but her Enthusiasm Lives On" The Tennessean (September 8, 1943): 36. Newspapers.comStampa:Open access
- ^ Sonya Yvette Ramsey, Reading, Writing, and Segregation: A Century of Black Women Teachers in Nashville (University of Illinois Press 2008): 15-16. ISBN 9780252032295
- ^ Lena T. Jackson, "The Negro as a Laborer" in Daniel Wallace Culp, Twentieth Century Negro Literature (J. L. Nichols & Company 1902): 304-307.
- ^ Lena T. Jackson, "History of Fisk University For Twenty-Five Years" in L. A. Scruggs, Women of Distinction: Remarkable in Works and Invincible in Character (L. A. Scruggs 1893): 135-139.
- ^ "Ladies' Aid Society" Nashville Globe (March 4, 1910): 2. via Newspapers.comStampa:Open access
- ^ "Pearls of Wisdom" The Tennessean (July 26, 1998): 57. via Newspapers.comStampa:Open access