Leon Çika është fotograf dhe piktor i njohur shqiptar. Veçohet si piktor i peizazheve, piktor i natyrës dhe i arkitekturës tradicionale si dhe fotograf artistik.

Kohët e fundit realizoi një përmbledhje estetike prej afro 300 fotosh si album dedikuar Beratit me pikëshikimi veprimin e njeriut mbi mjedisin në peizazhin urban.

Jeta profesionale

Redakto
  • 1972-1976 Akademia e Arteve të Bukura Shqipëri, në Tiranë.
  • 1976 - Në Universitetin e Tiranës realizon Mbrojtjen e Diplomës së Artit Grafik me titullin "Piktor i Arteve Grafike".
  • 2007-2008 - Profesor i fotografisë në Institutin zvicerano-shqiptar (Projektit 5.6)
  • 1998-2000 - Profesor i fotografisë, në Fakultetin e Gazetarisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.
  • 1993 - Reporter / Producent / Kameraman për "Reuters" në Shqipëri
  • 1985-1989 - Shef i fotografisë Artistike dhe shefi i departamentit të Përgjithshëm Fotografi tek muzeu "Enver Hoxha" në Tiranë.
  • 1980-1985 - Shef i departamentit të Fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare
  • 1979-1981 - Pjesë e grupit ekspozues dhe piktor i afreskeve dhe gravurës për Muzeun e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut në kështjellën e qytetit të Krujës

Aktiviteti krijues

Redakto
  • janar 2010 - Ekspozitë pikture në qytetin e Pogradecit (ekspozitë kolektive)
  • 2005-2006 - Realizon dy ekspozita fotografike në Galeria Kombëtare e Arteve, duke pasur si fokus "Turizmin në Shqipëri"
  • 1998-1999 - Çel dy ekspozita pikture me një bashkë-autor, Adnan Kastratin, në Tiranë
  • 1981-1994 - Merr pjesë në ekspozitën kombëtare dhe ndërkombëtare "Professional Photographer" dhe publikon fotografi artistike në revista të ndryshme Arti
  • 1986-1988 - Ekspozita e fotografisë të organizuara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë për pjesëmarrësit ndërkombëtarë.
  • 1977 - Ekspozita personale e pikturave në qytetin e Gramshit.

Vlerësime

Redakto
  • 2005 - 2006 vlerësohet me dy çmime për Artin Fotografik në dy ekspozita të organizuara nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.
  • Fituesi i Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë "Marubi"
  • Çmimi Kombëtar 1995 për pankartën më të mirë të realizuar gjatë përvjetorit të çlirimit kombëtar nga nazistët
  • 1982, vlerësohet me medaljen "Naim Frashëri"
  • 1988, vlerësohet me Urdhrin e klasit të parë "Naim Frashëri"

Referime

Redakto