Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Ka lindur në fshatin Rexhepaj, Gorrisht në 07/11/1969.

Leonard Rakipaj

Arsimin fillor, 8 vjeçar e të mesëm e kreu në fshatin e lindjes në shkollën "Ismail Caushi" në Gorrisht, ndërsa studimet e larta i kreu në universitetin e Vlorës "Ismail Qemali" në degën “Menaxhim Biznesi" në vitet 2003-2007.Gjatë dhe pas shkollimit z.Rakipaj nisi të punonte në sektorin privat me import dhe shpërndarje te tekstileve.Që prej vitit 1997, së bashku me vëllezërit e tij Leonardi hapi biznesin e familjes në të cilin punojnë bashkarisht edhe sot.Kontributi politik pranë Partisë Demokratike për Leonard Rakipaj ka nisur që prej vitit 1990. Ndërsa ka mbajtur disa pozicione, si kryetar dhe antarë këshilli, Kryetar i Njësisë Administrative Vllahinë, nënkryetar i degës së Partisë Demokratike Selenicë, zv.kryetar i Bashkisë Selenicë, kryetar i Partisë Demokratike dega Selenicë, e tashmë kandidat për kryetar i Bashkisë Selenicë.Asnjë pasuri nuk është më e madhe se familja!Për Leonardin familja është baza e zhvillimit të një shoqërie, e këto baza për të janë të forta.Këtë pranverë Leonardi shënoi 27 vite martesë me Mirelën. Gruan e jetës, me të cilën sot kanë ndërtuar pasurinë më të madhe, fëmijët, Andrean, Antonelën dhe Klejvisin.Por familja është edhe më e madhe se kaq, janë vëllezërit, motrat, nipër e mbesa, të afërm dhe miq. E për ta, koha ka treguar se lidhjet kanë mbetur gjithmonë të shenjta e të forta.Garën për Bashkinë e Selenicës Leonardi nuk e shikon si një 'luftë' të tijën, por si një 'luftë' të të gjithë komunitetit.Atyre që janë gënjyer, mashtruar e vjedhur. Është 'luftë' e cdo fëmije të larguar nxitimthi për një jetë më të mirë dhe e atyre që kanë mbetur pas, por në mjerim.Selenica e minierave, puseve të naftës, natyrës së bukur, monumentetve historike, tokave pjellore, lumenjve e maleve për Rakipaj, është vjedhur e abuzuar.Sot, sfida është ta kthejmë tek banorët.