Li Yu

shkrimtar kinez(1611—1680)

Li Yu lindi në dinastinë Ming të Kinës në vitin 1610. Në moshën 30-vjeçare ai ndodhej në një periudhë të ndërrimit të dinastive, dinastia e fundit feudale e Kinës Qing me forca të armatosura e përmbysi dinastinë Ming, duke shkaktuar tronditje serioze shoqërore, që zgjatën dhjetëra vjet. Pikërisht në këtë periudhë me tronditje shoqërore ka jetuar Li Yu derisa vdiq në vitin 1680.

Që nga vogëlia Li Yu mori edukimin tradicional të shkollës konfuciane, kishte dëshirë të kalonte një rrugë, të ndjekur zakonisht nga intelektualët tradicionalë kinezë, domethënë një rrugë të funksionarëve nëpërmjet provimeve. Për fat të keq, Li Yu jetonte në atë kohë me tronditje të mëdha shoqërore, megjithëse mori pjesë disa herë në provime shtetërore, nuk i kaloi dot. Kështu qysh nga ajo kohë ai nuk rendi më pas karrierës dhe famës. Në shtëpinë e tij ai hapi një librari, ku shiste artikuj e libra të bëra prej tij, në të njëjtën kohë ai shkrihej në krijimtarinë dramaturgjike.

Suksesi më i madh i Li Yusë konsistoi në krijimtarinë dramaturgjike dhe teorinë operistike. Veprat operistike të Li Yusë, që ekzistojnë tani, janë 10 lloje, duke përfshirë “Peshk i sheshtë”, “Feniksi kërkon feniksen”, “Guri nefriti fërkon kokën”, “Lule shoqëruese” etj, etj. Këto vepra ishin në përgjithësi tregime të dashurisë dhe shumica e tyre ishin marrë nga jeta reale, ku i këndohej me entuziazëm dashurisë midis të rinjve e të rejave. Ngjarjet e veprave të tij ishin zakonisht të ndërlikuara, ose të prekshme, ose humoristike, sidomos të përshtatura për t’u vënë në skenë. Veprat operistike e Li Yusë jo vetëm ishin thjesht për argëtim, por prapë përfshinin përmbajtjet serioze shoqërore, si për shembull, kritikonin konceptin e shkallëzimeve të njerëzve, sistemin e martesës nga prindërit etj. Veprat dramaturgjike dhe operistike të Li Yusë ishin shumë të mirëpritura dhe të preferuara nga shoqëria e atëhershme dhe ishin përhapur e trashëguar në Japoni dhe në vendet e Azisë jug-lindore, që kishin kontakte të ngushta me Kinën. Deri tani në programet dramaturgjike e operistike tradicionale të Kinës janë ruajtur ende veprat e krijuara nga Li Yu.

Li Yu jo vetëm kishte krijuar një sasi të madhe skenarësh, por kishte organizuar edhe shumë trupa dramaturgjike për të vënë në skenë veprat e tij. Gjatë interpretimit ai kishte qenë edhe si regjisor, nganjëherë bëhej edhe aktor. Në kohën e lashtë të Kinës, shfaqja në skenë konsiderohej si një profesion i ulët nga shoqëria e lartë dhe përbuzej nga intelektualët tradicionalë kinezë. Por megjithatë, Li Yu, për çështjen e tij të preferueshme, kryesonte trupat për dhënien e shfaqjeve në krahina të ndryshme të vendit, duke lënë gjurmë në mbi 10 provinca e rajone, në veri e jug të Kinës, kjo periudhë e Li Yusë zgjati mbi 20 vjet.

Praktika e gjatë operistike e dramaturgjike e kishte bërë Li Yunë të grumbullonte përvoja të pasura.