Libofshë

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Fierit

Libofsha është një fshatKomunën LibofshëRrethin e FieritShqipërisë.

Libofsha
Map

Historia

Redakto

Krijimi si vendbanim

Redakto

Një nga fshatrat më të vjetër të rrethit Fier është fshati Libofshë i komunës me të njëjtin emër. Libofsha është banuar që në periudhën neolitike. Disa objekte arkeologiike të gjetura si sëpata dëshmojnë se fshati ka qenë i banuar që në këtë periudhë. Lindja e vendbanimit kaq herët në Libofshë lidhet me kushtet e përshtatshme të mjedisit natyror.

Në antikitet, pranë Libofshës, kalonte rruga antike, që dilte nga Apolonia, vazhdonte në Mbrostar, në Libofshë dhe Babunjë, duke vazhduar drejt Bashtovës, ku bashkohej me rrugën që vinte nga Dyrrahu. Më pas vijonte drejt Peqinit e më tej ishte vazhdimi i rrugës së njohur Egnatia .

Dëshmi për ekzistencën dhe rëndësinë e kësaj rruge është, gjithashtu, gjetja e një guri në fshatin Mbrostar, ku janë shënuar miljet e rrugës. Guri dëshmon për riparimin e kësaj rruge në shek. III. pr. K.

Zhvillimi i mëtejshëm deri në ditët tona

Redakto

Në periudhën e vështirë të fillimit të Mesjetës, Libofsha u përfshi në ngjarjet e kohës, siç ishin pushtimet bullgare dhe normane, nga vitet 800 deri në vitet 1080. Në vitin 1210 fusha e Myzeqesë ku bënë pjesë Libofsha ishte nën qeverisjen e Despotit të Epirit, Mihal I Engjëll dhe më pas të vëllait të tij Teodor.

Duke filluar nga fundi i shek. XIll për gati dy shekuj, Libofsha, ashtu si pjesa tjetër e Myzeqesë ishte nën qeverisjen e familjes feudale Muzakaj, prej emrit të të cilëve duket se vjen emri Myzeqe.

Për një periudhë kohore, në mesin shek. XIV, në Myzeqe sundoi një tjetër familje feudale shqiptare e njohur me emrin Matrenga. Ndër përfaqësuesit e kësaj familje më i njohuri është Vlash Matrenga, i cili në vitet 1350-1367, i zgjeroi dukshëm kufijtë e zotërimeve të tij në zonën e Myzeqesë.

Në fillim të shek. XV është një tjetër familje feudale shqiptare, ajo e Arianitëve, nën drejtimin e Gjergj Arianit Komnenit, e cila shtrin sundimin e vetë deri në Myzeqe. Synimi i familjeve të ndryshme feudale për shtrirjen e qeverisjes së tyre deri në Libofshë lidhej me interesa ekonomike, pasi në grykëderdhjen e lumit Seman, që në atë kohë kalonte pranë Libofshës, gjendej skela lumore e Pirgut me rëndësi për tregtinë.

Me pushtimin osman të trojeve shqiptare, zona e Myzeqesë, dhe sidomos skela e Pirgut ishin ndër të parat që u pushtuan ( që në vitin 1417).

Në kryengritjen antiosmane të viteve 1433 - 1435, të drejtuar nga Teodor Muzaka, kanë marrë pjesë banorë të Libofshës, e cila ndodhej në zotërimet e Muzakajve. Po kështu, gjatë rezistencës antiosmane, të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu, banorët e Libofshës, si gjithë myzeqarët, kanë dhënë kontributin e tyre.    

Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut sundimi osman u shtri përfundimisht në trevën e Fierit duke përfshirë, gjithashtu, Libofshën.

Në kohën e pashallëkut të Janinës, tokat e Myzeqesë, ku bënte pjesë Libofsha, ju dhanë në vitin 1810, nga Ali Pasha Tepelena, Omer Pashë Vrionit.

Në vitin 1835, krahina e Myzeqesë u ngrit kundër marrjes me forcë të shqiptarëve në ushtrinë osmane. Kjo ngjarje njihet si kryengritja e Myzeqesë.

Në fillim të shek. XX Libofsha dallohet në fushën e arsimit shqip, duke hapur, në 25 gusht të vitit 1908, një nga dy shkollat e para shqipe të trevës së Fierit.

Në prag të shpalljes së pavarësisë, Ismail Qemali, gjatë rrugës për në Vlorë, ndaloi një natë në fshatin Libofshë ku u prit me entuziazëm nga banorët Iliridashës të Libofshës.

Gjatë lëvizjes së qershorit të vitit 1924, populli i Libofshës morri pjesë në të nën udhëheqjen e patriotit Naun Grigor Prifti, një nga drejtuesit e kësaj lëvizjeje. Pushtimin italian të vendit e populli i Libofshës e kundërshtoi, duke dërguar vullnetarë në Vlorë, për të bërë rezistencë ndaj pushtuesve.

Me fillimin e Lëvizjes Antifashiste, populli i Libofshës mori aktive që në fillimet e saj. Të rinj dhe të reja nga ky fshat ishin pjesëtarë të çetave partizane të Myzeqesë.

Personalitete

Redakto
  • Nedin bej Leskoviku, i cili megjithëse ishte Direktor i çifligjeve të sulltanit në zonën e Libofshës, përfaqëson një figurë patriotike, me aktivitet në Libofshë. Ai mundësoi hapjen e shkollës së parë shqipe, në Libofshë dhe zonën e Fierit, më 24 gusht 1908 duke vënë në dispozicion të saj njërin nga konakët e tij. Por aktiviteti i tij patriotik vazhdoi me pritjen në konakët e tij të lsmail Qemalit me bashkëpunëtorë gjatë rrugës së tij nga Durrësi për në Vlorë duke qëndruar një natë në Libofshë.
  • Anastas Ikonom Laska Një figurë e rëndësishme e arsimit nga Libofsha është Mësuesi i Popullit, Anastas Ikonom Laska (1888-1964).