Lidhja Demokratike e Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës është parti politike në Republikën e Kosovës. Ajo është e orientuar drejt parimeve të demokracisë dhe i përket qendrës së djathtë.
Lidhja Demokratike e Kosovës | |
---|---|
Shkurtesa | LDK |
Udhëheqësi | Lumir Abdixhiku |
Themeluar | 23 dhjetor 1989 |
Selia | Prishtinë, Kosovë |
Kuvendi | 15 / 120
|
Komunat | 8 / 38
|
Faqja zyrtare | |
www.ldk-ks.eu |
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet komunale të vitit 2021 doli e para me më së shumti vota, duke fituar në kryeqytet Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Fushë Kosovë, Dragash dhe Junik.[1] Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht ka 15 deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Historia
Redakto- Artikulli kryesor: Historia e LDK-së
Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t’i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Ky grup intelektualesh e caktuan kryesinë e LDK-së me kryetar Dr. Ibrahim Rugova, sekretar Jusuf Buxhovi dhe anëtarë të kryesisë Dr. Fehmi Agani, dr.Bujar Bukoshi, dr.Ali Aliu, Nekibe Kelmendi, Mehmet Kraja e shumë figura të njohura shkrimtarësh e intelektualësh të asaj kohe. Kjo lëvizje shqiptare, me program kombëtar e demokratik, duke e bërë program fundamental politik Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës, fitoi përkrahjen dhe mbështetjen e popullit të Kosovës. Në kohën e represionit më të egër serb e jugosllav kundër popullit të Kosovës.
LDK-ja organizoi rezistencën politike e qytetare, organizoi jetën sociale, politike e publike, duke promovuar lirinë e fjalës, lirinë e shprehjes, tolerancën e humanitetin, duke promovuar vlerat autentike e universale. LDK-ja, që nga fillimi u shfaq si forcë politike institucionale, duke punuar me mund e sakrifica për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, si bazë fundamentale e shtetit, në mënyrë që të mos rrëshqitet në anarki, arbitraritet e diktaturë.
Menjëherë me tu kthyer pas luftes së fundit në Kosovë LDK me kryetar Dr.Ibrahim Rugovën fitoj zgjedhjet bindshëm, duke ju bashkuar LDK-së edhe shumë anëtarë të tjerë dhe duke fituar kështu miqësi me ndërkombetarë. Lidhja Demokratike e Kosovës përqafon pluralizmin politik që shpreh struktura dhe interesa të ndryshme, që mundëson garën e koncepcioneve dhe të opsioneve të ndryshme politike përmes sistemit parlamentar dhe shumpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe për zgjerimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e organizimit politik. LDK-ja lufton kundër çdo forme të urrejtjes, të dhunës e jotolerancës kombëtare e fetare, kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjenocidit, kundër çdo tentative të ndryshimit të dhunshëm të strukturave ekzistuese etnike. Angazhohet kundër çdo monopoli politik dhe ekskluziviteti ideologjik, për lirinë e ndërgjegjës dhe të bindjeve politike, angazhohet për pavarësi të gjyqësorit.[2]
Ideologjia
RedaktoLidhja Demokratike e Kosovës është parti e qendës së djathtë.[3] Ajo filloi si një lëvizje gjithëpopullore e intelektualëve shqiptarë e cila u angazhua fuqishëm për pavarësinë e Kosovës në fillim vitet 90. Ajo fillimisht udhëhiqej nga Presidenti Ibrahim Rugova, një lider i moderuar e paqësor, i cili ndërtoi raporte me bashkësinë ndërkombëtare dhe orientoi Kosovën drejt perëndimit.
Struktura dhe përbërja aktuale
RedaktoKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është Dr. Lumir Abdixhiku, i cili u zgjodh në krye të partisë më 14 mars 2021. Nën lidershipin e tij, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, LDK arriti që të rikthehet si partia e parë në vend, duke fituar kryeqytetin dhe 7 komuna të tjera.
Lidhja Demokratike e Kosovës për nënkryetar të saj ka Lutfi Hazirin, Shqipe Mjekiqin, Gazmend Muhaxherin dhe Anton Qunin ndërsa pozitën e sekretarit e mban Imri Ahmeti.
Anëtarët e kryesisë janë
- Kujtim Shala
- Avdullah Hoti
- Hykmete Bajrami
- Arben Gashi
- Armend Zemaj
- Sibel Halimi
- Doruntinë Maloku
- Ekrem Hyseni
- Ardian Shala
- Xhafer Tahiri
- Alban Zogaj
- Vlora Dumoshi
- Safet Kamberi
- Brikenda Kryeziu
- Fadil Krasniqi
- Sokol Haliti
- Teuta Sahatqija
- Valon Murtezaj
- Besian Mustafa
- Lutfi Zharku
- Muhamet Hamiti
- Faton Bislimi
- Rrezarta Krasniqi
- Ilir Ferati
- Besa Gaxherri[4]
Lidhjet
RedaktoLidhja Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike në Kosovë që është e anëtarësuar në organizatat evropiane të partive politike. Ajo është anëtare në EEP, Partia Popullore Evropiane, që e ka fituar në tetorin e vitit 2012, në mbledhjen e Bukureshtit të EPP-së. LDK-ja e thekson nevojën për përfaqësim sa më të madh në sa më shumë organizata, jo vetëm në EPP, dhe e cek edhe bashkëpunimin që e ka me Jarl Hjalmarson Foundation, me Robert Schumann, me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), etj.[5]
- Faqja zyrtare e LDKsë Arkivuar 7 shkurt 2022 tek Wayback Machine
- ^ "ZGJEDHJET PËR KRYETARË TË KOMUNAVE 2021".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Historiku". Lidhja Demokratike e Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Statuti i LDK-së". Lidhja Demokratike e Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kryesia". Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2022. Marrë më 7 shkurt 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "KAS". KAS.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)