Problematika e Ligjit të Luftës Greqi–Shqipëri është pjesë e çështjes çame.

Historia

Redakto

Më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe e sulmoi territorin e saj përmes territorit të aneksuar të shtetit shqiptar. Më 10 nëntor 1940 shpallet dekreti mbretëror grek nr. 2636 "mbi veprimet juridike të armiqëve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike". Në bazë të këtij ligji, pasuritë e shqiptarëve anembanë Greqisë u vunë nën sekuestrimin konservativ dhe si pasojë ato do të administroheshin nga shteti grek.

Më 28 gusht 1987, qeveria greke vendos për heqjen e ligjit të luftës, mirëpo pa e botuar në gazetën zyrtare.[1]

Situata juridike

Redakto

Ekzistojnë disa akte nënligjore që bazohen te ligji i luftës.

Greqia me dy akte nënligjore të ministrisë së financave (nr. 14882) dhe ministrisë së Ekonomisë (nr. 3574), si dhe me ligjin nr. 4506/1965, ka bërë përjashtim për shtetasit shqiptarë me kombësi greke, duke iu dhënë të drejtën e rifitimit të pronave të sekuestruara. Këtë akt-sekuestro e ka mbrojtur Gjykata Kushtetuese Greke edhe në vitin 1970, duke shpallur vazhdimin e sekuestros së pronave të shqiptarëve me kombësi jo-greke, deri në momentin e shfuqizimit të Ligjit të Luftës dhe të nënshkrimit të traktatit të paqes mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Më 29 shtator 1976, prokurori apelit në Janinë, Vasilios Xhavellas (Εισαγγελέα Εφετών, Βασιλείου Τζαβέλλα)[2], i shkruan Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë që ishte detyruar nga po kjo ministri të zhdukte të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame.

Deri më sot, dekreti i gjendjes së luftës me Shqipërinë dhe ligji i sekuestros për pronat e shqiptarëve nuk janë shfuqizuar.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Greece Ends Wold War II State-of-War with Albania" (në anglisht). Marrë më 23 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Vassilios Tzavellas" (në greqisht). Marrë më 23 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)