Likënga
Likëngët janë salsiçe derri të aromatizuara me kripë, piper dhe fara kopre (farë mbrai). Karakteristikë e pakicës etnike shqiptare arbëreshë të Italisë së Jugut, ato përgatiten në qytetet siçiliane të Horës së Arbëreshëvet dhe Sëndahstinës (sot të dyja pjesë e qytetit metropolitane të Palermos ). "Likëngë" është njëjës i pashquar, "Likënga" është njëjës i shquar dhe lidhet me italishten Lucanica dhe greqishten Loukaniko .