Nevojiten:

2 ¾ -3 filxhanë lëng limonësh të freskët
1 ¼ filxhanë sheqer
gjethe mente për garniturë akull

Përzieni në një enë sheqerin me lëngun e limonit, derisa të tretet plotësisht sheqeri. Vendoseni masën në një kanë qelqi dhe shtoni 1,25 litra ujë. Përzieni mirë dhe vendoseni limonadën në frigorifer. Gjatë servirjes hidheni në gota, shtoni akull dhe për garniturë përdorni gjethe mente.