Lindita Hamolli
Lindita Hamolli
Lindita Hamolli është fizikane, pedagoge dhe studiuese në fusha të shkencës natyrore. [1] Ka lindur më 20 shkurt të 1974-s. [2]
U emërua si fizikane në 1997-n, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Kryen në 2010-n studimet Master të nivelit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, merr në 2012-n titullin Doktor i Shkencave në Fizikë dhe Profesor i Asociuar në 2021-shin, po aty në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Që prej vitit 2010 Lindita punon në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pranë departamentit të Fizikës. Në punën për doktoraturë u përqëndrua në fushë të astrofizikës, e me studime të mëtejshme shkencore në fushën e dedektimit të objekteve të errëta. [3]
Lindita ka punuar thellësisht në fushën e zbulimit të planeteve jashtëdiellore përmes mikropërthyerjes gravitacionale. [4]
- ^ https://www.fshn.edu.al/Departments/departamenti-i-fizikes/Personel/prof-asoc-dr-lindita-hamolli
- ^ https://unitir.edu.al/images/Stafi_akademik_Universiteti_Tiranes.pdf
- ^ https://www.fshn.edu.al/Departments/departamenti-i-fizikes/Personel/prof-asoc-dr-lindita-hamolli
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 27 tetor 2021. Marrë më 12 tetor 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)