Lindja e fëmijës paraqet përfundimin e një shtatzënie nga ana e një ose më shumë foshnjeve të cilat lënë mitrën e një gruaje përmes kalimit normal vaginal ose përmes prerjes cezariane.[1] Në vitin 2015, kishte rreth 135 milionë lindje në nivel global.[2] Rreth 15 milionë kishin lindur para javës së 37 të shtatzënisë,[3] ndërsa në mes të 3 dhe 12% kishin lindur pas 42 javësh.[4] Në botën e zhvilluar shumica e lindjeve ndodhin në spitale,[5][6] ndërsa në botën në zhvillim lindjet më të mëdha ndodhin në shtëpi me mbështetjen e një shërbyesi tradicional të lindjes.[7]

Nëna dhe i posalinduri

Lindja natyrale

Redakto

Lindja natyrale është ajo e cila ndodh në momentin që gruaja është gati për lindjen e fëmijës, lindje e cila i ofron asaj mundësinë e të qëndruarit në pozicionin që ajo parapëlqen dhe ndihet më rehat. Pra ajo është në qendër të këtij procesi.

Fazat e lindjes

Redakto

Faza e parë është e ashtuquajtura “faza përgatitore”, në të ciën fillojnë të shfaqen shenjat e para të lindjes, të cilat janë të shoqëruara nga kontraksionet e uterusit dhe dhimbje në fund të barkut. Kontraksionet e kësaj faze janë me një distancë dhe intensitet jo të rregullt. Kjo fazë mund të zgjasë pak orë, por në disa raste mund edhe të zgjasë 24-48 orë. Do t’ju këshillonim të bënit një banjo të ngrohtë në mënyrë që të lehtësoni disi dhimbjet si dhe të përpiqeni të bëni shëtitje në ajër të pastër.

Në fazën e mëvonshme, kontraksionet fillojnë të bëhen më të rregullta, dhe mund të shfaqen me një distancë 5 minutëshe nga njëra-tjetra. Kohëzgjatja e tyre mund të jetë 1 minutë dhe intensiteti i tyre do të vijë duke u rritur. Koha mesatare e kësaj faze nëse do të jetë shtatëzania e parë, është rreth 10-12 orë. Nëse është shtatëzania e dytë, fazat e lindjes mund të jenë më të shkurtra, pavarësisht se do të kenë intensitet të njëjtë. Në këtë rast koha mund të variojë 2-3 orë maksimumi.

Në këtë fazë kontraksionet shndërohen në një dëshirë për të shtyrë, e cila zgjat rreth 2-3 minuta, pra aq sa zgjat kontraksioni. Më pas mund të ketë edhe një pauzë prej 5-6 minutash midis një të shtyre dhe tjetrës. Nëse është fëmija i parë për gruan mund të duhet rreth 1-2 orë, ndërsa nëse gruaja po sjell në jetë fëmijën e saj të dytë, lindja do të ndodhë më shpejt (10-15 minuta).

Shpesh në kohët e sotme duket se gratë po “kritikojnë” gjithnjë e më shumë lindjen natyrale për shkak të dhimbjeve të mëdha. Sipas gjinekologes gruaja duhet të kuptojë rëndësinë e këtyre dhimbjeve të cilat vijnë si një sinjal i fillimit të procesit të lindjes. Gruaja këto dhimbje është në gjendje t’i kontrollojë nëpërmjet frymëmarrjes apo ndihmës së mamisë. Sigurisht që kjo nuk nënkupton se gruaja nuk duhet të kërkojë aplikimin e medikamenteve qetësuese (epiduralit) në rast se e ndien të nevojshme. Kjo do të jetë një zgjidhje e mirë për të lehtësuar dhimbjet.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Martin, Elizabeth (2015). Concise Colour Medical l.p.Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 375. ISBN 978-0-19-968799-2. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-11.
  2. ^ "The World Factbook". www.cia.gov. 11 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 16 nëntor 2016. Marrë më 12 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Preterm birth Fact sheet N°363". WHO. nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2015. Marrë më 30 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Buck, Germaine M.; Platt, Robert W. (2011). Reproductive and perinatal epidemiology. Oxford: Oxford University Press. fq. 163. ISBN 978-0-19-985774-6. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-11. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Co-Operation, Organisation for Economic; Development (2009). Doing better for children. Paris: OECD. fq. 105. ISBN 978-92-64-05934-4. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-11. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Olsen, O; Clausen, JA (12 shtator 2012). "Planned hospital birth versus planned home birth". The Cochrane Database of Systematic Reviews (9): CD000352. doi:10.1002/14651858.CD000352.pub2. PMC 4238062. PMID 22972043. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Fossard, Esta de; Bailey, Michael (2016). Communication for Behavior Change: Volume lll: Using Entertainment–Education for Distance Education. SAGE Publications India. ISBN 978-93-5150-758-1. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2017. Marrë më 31 korrik 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe të jashtme

Redakto