Liqenet e Lurës (dibrançe: Liqetë e Lurës) në parkun e Lurës kanë një sipërfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhen në pjesën lindore të malit masiv të quajtur "Kunora e Lurës".

Liqeni i Lurës

Me 7 liqenet e tij akullnajorë krijon një peisazh tërheqës në një lartësi nga 1.350 deri 1.720 metra mbi nivelin e detit. Midis këtyre liqeneve, më të mëdhenjtë janë:

  • Liqeni i Madh, 32 hektarë
  • Liqeni i Pishave, 13 hektarë
  • Liqeni i Zi, 8 hektarë
  • Liqeni i Luleve, 4 hektarë.

Në dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli. Liqeni i Madh gjendet në lartësinë e 1600 metrave të malit të Kurorës së Lurës dhe përbën një liqen akullnajor me ujë të kristaltë. Karakteristika të ngjashme shfaq dhe Liqeni i Zi, që dallon për faktin se është liqeni më i thellë i të gjithë parkut, e prej andej rrjedh dhe ngjyra e errët e tij.

Shih edhe

Redakto

Referencat

Redakto