Liqeni Assal
Liqeni Assal (arabisht: بحيرة عسل Buḥayrah ʿAsal, fjalëpërfjalë 'liqen mjalti') është një liqen krater në shteti afrikan të Xhibutit, paraqet pikën më të ulët të Afrikës i cili shtrihet 156 metra nën nivelin e detit.
Liqeni Assal pas liqenit Don Juan në Antarktidë, Asali është liqeni i dytë më i madh në botë me 35 për qind të kripës. Uji i këtij liqeni është deri në dhjetë herë më i njelmët se ai i Detit të Zi.Liqeni i Asal është rezerva më e madhe e kripës në botë.[1]
Liqeni i Asalit, i vendosur në pjesën qendrore të Xhibutit, është gjithashtu një nga destinacionet më të vizituara në Afrikë. Popullsia lokale më dë shumti jeton nga turizmi dhe shitjen e kripës. Popullsia gjithashtu merret me prodhimin e skulpturave dhe stolive të ndryshme nga kripërat, të cilat shiten në stendat pranë liqenit.
Në vitin 2015, Xhibuti e nominoi liqenin Assal për statusin e trashëgimisë botërore të UNESKO-s, dhe së bashku me uzinën e re industriale, ka propozime për të ndërtuar një qendër vizitorësh dhe për të zhvilluar resorte trajtimi shëndetësor të ngjashme me ato që gjenden në bregun e Detit të Vdekur në Izrael dhe në Jordani.[2]