Liqeni i Konjushkës
Liqeni i Konjushkës është liqeni më i lartë në tërë Malet e Sharrit përfshirë edhe territorin maqedon. Liqeni është rreth 100m i gjatë dhe 70m i gjërë, me thellësi rreth 50cm (përmasat e përafërta). Është një liqen me pozitë të bukur gjendet në rrënjë të majës së Konjushkës. Pranë liqenit gjendet edhe një kasolle që është ndërtuar gjatë viteve të 70’ta, e cila ka shërbyer për gjueti të dhive të egra, pasi që në atë territor gjendet një numër tepër i madh i tyre.
Emri i liqenit Konjushka është në gjuhën shqipe, pasi që është shumë afër majes, ndërsa në gjuhën serbe quhet “Gornje Jezero” dhe kështu është e shënuar edhe në hartat e APJ’së. Ndërsa emërtimi “Gornje Jezero” i ka dy arsye: e para, pasi që është liqeni më i lartë i Maleve të Sharrit dhe e dyta, sipas lagjes “Gornja Mahalla” në fshatin Gornje Selo, lagje që ka qenë e banuar vetëm nga popullatë serbe e cila rajonin e liqenit e ka përdorur si kullosë.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- Nga Kosovoguide - Gjana me pa e ba [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help)
Që nga ky redaktim, ky artikull përdor përmbajtje nga "Liqeni i Konjushkës", që është licencuar në një mënyrë të tillë që lejon ripërdorimin nën licencën Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 Unported, por jo nën GFDL. Të gjitha kushtet përkatëse duhet të ndiqen.
Lidhje të jashtme
Redakto- Më shumë informacion në sharrguide.com [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) dhe Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.