Hape menynë kryesore

Liqeni është një gropë e thellë në sipërfaqen e tokës e mbushur me ujë, që nuk lidhet me detin, dhe në fund që shtrihet nën nivelin e ujit e ujit nëntokësor. Sipas natyrës së krijimit, liqenet ndahen në natyrore dhe artificiale.[1]

Liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun. Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit. Në brigjet e liqeneve, nga klima e butë dhe bukuritë e peizazhit, turistët janë të pranishëm thuajse gjatë gjithë vitit. Ata zhvillojnë sporte ujore, si : notin, vozitjen me barkë dhe peshkimin. Në vendin tonë njihen liqeni i Pogradecit (Ohrit), (Shkodrës), Prespës, liqenet e Lurës, etj.

Liqenet ndahen ne liqene natyrore dhe liqeneve artificiale. Per nga gjeneza liqenet mund te jene relikte, tektonike, lumore, akullnajore, vullkanike, karstike dhe artificiale.

Liqenet relikte paraqesin mbeturinat e dikurshme te deteve.Liqeni Ballaton ne Hungari eshte i tipit reliekt.

Liqenet tektonike jane krijuar me procese tektonike, me uljen e pjeseve tokesore dhe mbushjen e tyre me uje.

Liqenet vullkanike jane krijuar ne krateret e vullkaneve te shuara.

Liqenet e akullnajave jane krijuar nga veprimi eroziv dhe akumulativ i akullnajave te dikurshme.

Liqenet lumore kryesisht formohen ne pjeset e braktisura te shtratit te lumit, sidomos te lumenjte e medhenj te ultesirave, te cilet meandrojne dhe shpesh e braktisin shtratin e tyre. Më afër bregut disa nga bimët janë shavari,kallamishtja, etj.Në bazë të prezensës së botës bimore në liqene dallojnë: 1. Liqenet oligotrofike 2. Liqene eutrofike.

Lista e Liqeneve më të mëdha në botëRedakto

Emri Vendi Sipërfaqja(km2) Thellësia (m)
Kaspik Rusi/Iran.etj 371 000 1 025
I Sipërm Kanda/SHBA 82 100 406
Viktoria Kenia/Tanzani/Ugandë 69 500 82
Aral Kazakistan/Uzbekistan 64 500 85
Hjuron Kanda/SHBA 59 900 229
Miçigen SHBA 57 800 281
Tanganjika Burundi/Tanzani/Zaire 32 900 1 470
Del Oso Kanada 31 300 446
Bajkalit Rusi 30 500 1 620
Malavi Malavi/Mozambik/Tanzani 28 900 695

Ndarja kryesore e liqeneveRedakto

Liqeni, së bashku me detin dhe lumenjtë bëjnë pjesë ose përfshihen në hidrosferë. Liqeni artificial është krijuar nga dora e njeriut. Kurse ai natyral nga vetë natyra.

Shih edheRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Staneci Dr,Jahi,Fjalori i Gjeomorfologjisë, Libri shkollor, Prishtinë 2004.fq.235