Liqeni i Zi është një liqenKosovë. Ky Liqen gjendet rreth 50 minuta larg në veri-lindje të liqenit të Jazhincës dhe në rrënjë të majes së Liqenit. Është liqeni më i izoluar i maleve të Sharrit, nuk mund të vërehet lehtë pos nga maja e Liqenit dhe nga shpina që e ndan atë nga liqeni i Jazhinces. Pa dyshim se është edhe liqeni më atraktiv i maleve të Sharrit, pasi që përmasat i gjasojnë një bazeni. Nivel i ujit në këtë liqen është i pandryshueshëm, me thellësi maksimale përafersisht 3.5 m.

Ngjyra e liqenit është e zezë dhe kjo vjen nga shkëmbinjtë nën sipërfaqen e ujit të cilët janë të zi, derisa ata mbi sipërfaqe janë të bardhë. Uji i këtij liqeni është më i ftohti nga të gjithë liqenjtë, për arsye se uji buron me një vëllim të madh rreth 1.5m sipër liqenit. Gjatësia e përafërt e liqenit është 50m, gjërësia e përafërt është 25m, forma e liqenit i ngjan zemrës dhe është i rrethuar me shkëmbinj të mëdhenj.

gjuhën serbe (dhe në harta) mund ta gjeni të emruar si Malo Jazinacko Jezero.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto