Lirikë me shi
Lirikë me shi është vëllimi i fundit poetik që botoi Azem Shkreli sa qe gjallë. U botua në vitin 1994 në Prishtinë, ndërsa në Tiranë në vitin 1997.[1]
Autor | Azem Shkreli |
---|---|
Gjuha | shqip |
Faqe | 113 |
Përmbajtja
Redakto“Përshëndetje me miq” është poezia që hap vëllimin. Ajo është poezi kushtuese për Kadarenë, të cilin poeti e quan “o dega ime e epër e fisit “. Poezia që i jep titullin vëllimit ‘’Lirikë me shi’’është ajo që e mbyll atë. Universin e vëllimit poetik ‘Lirikë në shi’ e përbëjnë atdheu, liria, historia, koha, njeriu dhe mendësia.[2]
Vëllimi “Lirikë me shi” shfaq si veçori të parë faktin që Shkreli nuk bëhet rob i skemave apo i rregullave të ngurta të metrikës. Si i tillë ai shfaqet poet që nuk i kushton rëndësi parësore formës së vargut, strofës apo tërë poezisë, por porosisë që mishërohet në to, pa dyshim dhe mjeteve të shprehjes poetike të mendimit e të ndjenjës. Të ndjerit i lirë, e ka bërë poetin të përdorë larmi vargjesh: nga të maturat tek të lirat; larmi strofash: nga distiku te katrena ose poezi pa strofa, ose poezi si prozë.[3]
Si poezi moderne, poezia e këtij vëllimi lejon shumësi leximesh. Ajo mbetet një tekst i hapur.[4]
Botime
Redakto- Lirikë me shi, 1994, Prishtinë.
- Lirikë me shi, 1997, Onufri, Tiranë.
- Lirikë me shi, 2020, Onufri, Tiranë. [5]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Shehri 2018, p. 201
- ^ Shehri 2018, p. 201
- ^ Shehri 2018, p. 203
- ^ Shehri 2018, p. 204
- ^ Insajderi: Gazetë Online (2020). ""ONUFRI" RISJELL "LIRIKË ME SHI" TË AZEM SHKRELIT". Insajderi. Marrë më 28 gusht 2020.
Literatura
Redakto- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.
- Shehri, Dhurata; Marashi, Adrian; Isufaj, Viola (2018). Letërsia 12. Tiranë. fq. 196–204. ISBN 978-9928-258-36-6.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)