Lisi i Qershizës
fshat në Shqipëri
Lisi i Qershizës është një monument natyror që ndodhet në juglindje të liqenit të Ulzës, në lartësinë rreth 250 m mbi nivelin e detit. Mosha e tij mendohet të jetë mbi 200 vjeçare. Trungu i tij përbëhet nga dru qarri me një kurorë të dendur mbi varrezat e fshatit. Lartësia e tij arrin deri në 15 metra dhe trashësia e trungut rreth 1 metër. Në trungun e degëve kryesore të tij ka një bimë tjetër parazite (në lidhje simbiotike me lisin), lartësia e së cilës arrin deri 60 – 70 cm. Ka vlera të mëdha shkencore (biologjike dhe ekologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitorët mund ta shohin duke kaluar në rrugën rurale Shoshaj – Kalbrosh – Bruç.[1]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |