Llambro Ballamaçi
Papa Llambro Ballamaçi, prifti që grekët e vranë pse e ngriti flamurin shqiptar në Korçë.
Andartët grekë, në vitin 1914 therën me thikë, e me gjak të ftohtë, në fshatin e vet Plasë të Korçës Harallamb Ballamaçin, të njohur si Papa Llambro Ballamaçi, me gjithë vëllain e tij. Dhe ky krim u bë vetëm e vetëm, sepse ai meshonte në kishë në gjuhën shqip dhe se, qysh në vitin 1883 kishte ngritur në Korçë dhe Plasë shkolla fillore.