Llixhat e Peshkopisë

This is the stable version, checked on 29 prill 2020. 5 pending changes await review.

Llixhat e Peshkopisë ndodhen pranë qytetit veri lindor të Peshkopisë. Ato burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit. Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 - 43,5 gradë C dhe me një prurje prej 14 litra/sek. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh. Efektet e tyre lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si astma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike. Krahas këtyre burimeve, në Shqipëri gjenden burime ujërash të pijshëm me efekte pozitive për shëndetin, siç është burimi i "Kroit të Bardhë" në Komunën e Selitës në rrethin e Mirditës, (i njohur për kurimin e gurëve në veshka) si dhe banjat e avullit të Postenanit pranë Leskovikut.

Referime

Redakto

[1]

Sëmundjet që mund të kurohen në llixha Këto ujëra janë nga ma të rrallat në botë për fuqinë shëruese të tyre 1. Goutte (sëmundje e gjymtyrëve të duarve e të këmbëve). 2. Congestion (mbështjelle të gjakut në një vend të trupit si në mëlçi të zezë. 3. Calcusbiliaires (gurë në tëmthin e mëlçisë së zezë. 4. Hemorroidet 5. Sëmundje të organeve të frymëmarrjes (nefezi) 6. Reumatizëm e rëndë e vjetër. 7. Sëmundje të gjymtyrëve dhe deformime të tyre. 8. Dhimbje nervash, në një pjesë trupi ose në të gjithë trupin, ose të kokës. 9. Reumatizëm sëmundje nervoze. 10. Deformim gjymtyrësh shkaktuara nga reumatizma e sëmundjet të tjera. 11. Anemi (kur mjekimi me hekur nuk ka sjellë dobi mjafton të pijë ujë llixhe). Sëmundje të tjera • Sëmundjet e aparatit respirator • Sëmundjet e aparatit lëvizës • Sëmundjet e aparatit gjenital mashkullor dhe femëror si dhe shërimin e sterilitetit • Reumatizmin, spondiliatrozën, nervin shiatik • Sëmundjet e lëkurës, aknet dhe ekzemat • Sëmundjet e aparatit tretës, gastritin dhe kolitin • Sëmundjet e sistemit nervor periferik Llixhat janë mjaft të rekomandueshme për dhimbjen e qafës, sidomos gjatë muajit tetor, që është dhe periudha më e përshtatshme për të shkuar.



Efektet e ujërave termalë Efekti i ujërave termale nuk është vetëm për sëmundjet e kockave. Banjat me ujë të nxehtë shoqëruar edhe me lyerjen e trupit me baltë, bëjnë një lloj “transplanti” të gjakut. Gjithashtu, konsiderohet një kurë mjaft e mirë për rigjenerimin e lëkurës së trupit e të fytyrës. Trajtimi me baltën minerale të llixhës ndihmon në zhdukjen e rrudhave dhe i rikthen shkëlqimin lëkurës. Ujërat e nxehta dhe me gaz që ndodhen në brendësi u nënshtrohen një sërë proceseve hidrogjeologjike që arrijnë një temperaturë në 60 gradë në burime. Ujërat përmbajnë dhjetë elementë kimike, që i bëjnë llixhat mjaft kurative në shumë sëmundje. Gjithashtu, në hotelet e Llixhës të pajisur me mjekë dhe infermierë, trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Uji i ftohtë ruan vetëm erën e squfurit që për shumëkënd, duket se është i padurueshëm.


Sëmundjet e sistemit nervor dhe Llixhat Ujërat minerale të Banjave të Dibrës janë hypertermale, radioaktive, te pasura me oligoelemente dhe kjo përbërje e ujërave me vetitë fizike (termike dhe mekanike) dhe kimike bën që të kënë efekt shërues ne sëmundjet të ndryshme, gati në të gjithë sistemet e organizmit. Trajtimet në llixhat tona, ka efekt parandaluese (preventive) si dhe efekt shërues që ndihmon në rruajtjen e një trupi të shëndoshë.Në neurologji ka efekt shërues tek shumë sëmundje funksionale dhe organike, dhe atë në fazat akute dhe kronike. Në të shumtën e rasteve përveç ujërave termominerale, shfrytëzohen edhe terapi plotësuese si: terapi medikamentoze, terapi fizikale (fango, elektro, masazhe manuale) dhe klimoterapi. Mekanizmi i veprimin konsiston në temperaturën dhe përbërjen kimike të ujit. Temperaturat e larta, dhe thithja e elementeve kimike të ujit ( sulfurit, hekurit, magnezit, gazrat sulfurik dhe karbonik) sjellin deri te rritja e qarkullimit të gjakut në të gjithë organizmin duke filluar nga lëkura, indet, nënlëkura, muskujt, organet e brendshme; dhe kjo ndikon gjithashtu në rritjen e frymëmarrjes dhe shkaktimi i djersitjes, rritjen e punës të zemrës, dhe të gjitha së bashku ndikojnë në përmirësimin e funksionimit të organizmit dhe rritjen e aftësisë mbrojtëse (imunitetit).