Lloji tairfor i mallit është një nga elementet mbi bazën e të cilëve zbatohen detyrimet doganore në import apo eksport, madje ai që merret i pari në konsideratë në procesin e llogaritjes së detyrimeve doganore.

Përcaktimi i llojit tarifor të mallit konsiston në gjetjen e pozicionit të atij malli në një nomeklaturë të ndërtuar sipas disa rregullave të përcaktuara që më parë që në përgjithësi quhet Nomenklatura Mallrave e që mund të shërbejë edhe për qëllime të tjera nga ato doganore. Nomenklatura e Mallrave së bashku me rregullat e klasifikimit formojnë atë që quhet sistem klasifikimi tarifor. Sot, sistemet e klasifikimit të mallrave mbështeten në të ashtuqiajturin Sistemi i Harmonizuar.

Normalisht, çdo pozicioni në nomenklaturën doganore i korespondon një nivel i caktuar takse dhe në këtë mënyrë gjetja e llojit tarifor sjell gjetjen e nivelit të taksës të cilës do ti nënshtrohet ky mall, si dhe të gjithë ata mallra që janë i të njëjtit lloj tarifor me të. Në varësi të faktit se taksat janë ad valorem apo specifike, niveli i tasave shprehet si një përqindje ndaj vlerës ose si një masë e caktuar monetare për ccdo njësi të sasisë së mallrave, që do të thotë, në fund të fundit me anë të një numri. Në këtë mënyrë një lloj i caktuar mallrash, me anë të rregullave të caktuara, kthehet në një numër abstrakt, i cili futet në algoritmin përkatës për nxjerrjen e detyrimeve doganore. Në analizë të fundit, përcaktimi i llojt tarifor të mallit do të thotë gjetja e këtij numri.