Logo "100-Vjet Pavarësi" është logoja e zgjedhur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Shqipërisë që do të përdoret për gjithë aktivitet që do të zhvillohen në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë së popullit shqiptar[1].

Ky është një artikull i krijuar në kuadër të Wikiprojekt 100-Vjet Pavarësi, për festimin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, me organizime të shumta gjatë gjithë vitit 2012.


Logo "100-Vjet Pavarësi"

Përdorimi

Redakto

Me 10 nëntor 2011, Këshilli i Ministrave, “Për krijimin e Komisionit Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-Vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komisioni Shtetëror për Organizimin e Veprimtarive Festive për “Vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, miratoi logon kombëtare të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me shkrimin “100-Vjet Pavarësi” [2].

Logoja kombëtare e 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë mund të përdoret në :

  • Dekretet e Presidentit;
  • Vendimet Kuvendit;
  • Aktet e Këshillit të Ministrave;
  • Urdhrat dhe udhëzimet e Kryeministrit;
  • Urdhrat dhe udhëzimet e ministrave;
  • Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kryeministrit dhe ministrave;
  • Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve në varësi të Kuvendit;
  • Vendimet e institucioneve të qeverisjes vendore;
  • Urdhrat dhe udhëzimet e titullarëve të institucioneve të qeverisjes vendore;
  • Urdhrat dhe udhëzimet e rektoratit të universiteteve;
  • Dokumentet e krijuara nga autoritetet publike;
  • Veprimtaritë e organizatave jofitimprurëse, kur ato zhvillohen në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë. Për përdorimin e logos

organizatat njoftojnë Ministrisë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.[2]

Përmasat

Redakto

Përmasat e logos në një letër format A4 janë: e lartë: 34.5 mm; e gjerë: 36 mm; shkrimi “100 Vjet Pavarësi” vendoset në mes, poshtë flakadanit shqiponjë, dhe është 20.5 mm i gjerë e 3.6 mm i lartë. Logoja vendoset gjithmonë lart, djathtas. Ajo qëndron rreth 15 mm larg skajit anësor dhe 15 mm poshtë skajit të sipërm të letrës në faqen e parë të aktit ose dokumentit, sipas modelit nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Leja e përdorimit

Redakto

Ndërsa "Për Miratimin e Logos Kombëtare të 100-vjetorit të Pavarësisë, së bashku me shkrimin e 100-Vjet Pavarësi, dhe për mënyrën e Përdorimit të saj" shihni Lejën e përdorimit, Vendimi nr.1, datë 09.05.2012 [1].

Burimi

Redakto
  1. ^ a b "Logo Kombëtare e 100-Vjetorit të Pavarësisë". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2012. Marrë më 23 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 qershor 2012. Marrë më 23 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)